Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Disa muaj më parë, Partia Demokratike ndërmori një valë denoncimesh ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Një kauzë që në fillim u duk serioze, dhe e mirë organizuar.
Në maj të këtij viti, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji, kanë dalë në ambientet e selisë blu për të publikuar një përgjim audio, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shfaqej duke bërë pazare droge. Por, Prokuroria për Krimet e Rënda ka arritur në përfundimin se audio-përgjimi ishte i montuar dhe ka kërkuar ?arrest me burg? për Albert Veliun si dhe shokun e tij, Fredi Alizotin, i cili ka luajtur rolin e Agron Xhafajt, ndërsa për gazetarin Olldashi është kërkuar detyrim paraqitje.
Kujtojmë këtu se në media, ku u publikua audio-përgjimi i pretenduar, u tha se ishte gazetari Jetmir Olldashi , ai që kishte kontaktuar Ervin Salianjin dhe ja kishte dhënë atij.
Pra, i gjithë manipulimi i nisur nga ?Babale? dhe shoku i tij është marrë nga Olldashi dhe është çuar te Salianji, i cili më pas e ka bërë si kauzë në PD çështjen e ?Babales? por që në fund doli të ishte një fallcitet dhe një mashtrim, një lojë dhe një karrem që Lulzim Basha e hëngri nga Salianji, gazetari por edhe nga vetë ?Babalja?.
Burime nga prokuroria thanë se në lidhje me çështjen do të rithirret deputeti Salianji, Alibeaj si dhe Gazmend Bardhi, i cili është pyetur më parë në lidhje me këtë çështje.
Ditën e djeshme në prokurori ka dëshmuar deputeti Ervin Salianji, ndërkohë pritet që pasi prokuroria të thellohet në hetimin e çështjes do të hedhë dritë mbi të gjitha detajet dhe tek roli specifik i gazetarit Olldashi dhe deputetit Ervin Salianji.
Për ?Babalen? dhe shokun e tij të ngushtë, i cili ka luajtur rolin e Agron Xhafajt është kërkuar ?arrest me burg?.
Por, ndërkohë ?Babale? ndodhet në Kosovë, ku ka kërkuar azil politik dhe e ka pranuar të gjithë manipulimin e historisë dhe ka rrëfyer lojën që ka bërë. Por në këtë lojë është i përfshirë edhe gazetari Jetmir Olldashi si dhe deputeti Ervin Salianji.
Jetmir Olldashi e ka thënë publikisht se ka qenë ai që ja ka çuar audio-përgjimin Ervin Salianjit dhe më pas ky i fundit e bëri publike në Partinë Demokratike, duke ndezur opinionin publik dhe duke hedhur ?bombën? e një skandali.
Ngjarja u paraqit nga PD-ja si një investigim i gazetarit Jetmir Olldashi. A ka në këtë rast përgjegjësi gazetari për këtë investigim të manipuluar, i cili tronditi opinionin publik dhe themelet e shtetit?
Së dyti, pritet që prokuroria, pas hedhjes së hapit të parë, të thellohet në hetime dhe në rolin e abuzimit që ka luajtur politika, përtej, investigimit të pretenduar nga gazetari.
Në atë kohë, CNA.al raportoi se deputeti Salianji, godiste gjoksin me grushta në korridoret e PD-së, se ishte ai që kishte siguruar këtë audio-përgjim dhe ishte roli i tij që kishte çuar në publikimin e këtij skandali.
Këtë e konfirmoi edhe publikisht gazetari Jetmir Olldashi, tek Blendi Fevziu, kur tha se ishte ai që e kishte siguruar audio-përgjimin me ?Babalen? dhe ja kishte dhënë Salianjit.
Duket se prokuroria do ti shkojë deri në fund çështjes. Edhe pas faktit se gazetari shpalli fillimisht se ishte ai investiguesi, deklaroi publikisht në media se nuk kishte qenë i pranishëm gjatë momentit kur ishte bërë audio-regjistrimi, duke shmangur rolin e tij të drejtpërdrejtë në audio-përgjimin e ?Babales?, ku pretendohet se vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj shfaqet duke bërë pazare droge, i cili tani ndodhet në Itali, pas prangave.
CNA.al në atë kohë ka raportuar ngjarjen e plotë. Edhe qëndrimet e gazetarit, edhe qëndrimet e deputetit Salianji, por edhe skandalin publik. Tashmë pas pothuajse pesë muajsh, çështja ?Babale? është çmontuar. Ai është rrëfyer në Kosovë dhe prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij dhe të personit që ka bërë rolin e Agron Xhafajt. Pra, ai që ka manipuluar me këtë audio-përgjim i cili më pas është dhënë nga gazetari, bëri një boom të madh në media. Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për gazetarin, por ende nuk është thënë asgjë për deputetin.
Thellimi i hetimeve mund të çojë pas prangave edhe gazetarin, i cili duket se ka një rol kyç në këtë histori, por do të presim hetimet. Por, jashtë skemës nuk ngelet edhe deputeti, i cili pa e verifikuar investigimin e pretenduar nga gazetari, pa i konfirmuar burimet dhe pa siguruar për vërtetësinë e audio-përgjimit dhe rolin e vëllait të ministrit, e hodhi si ?bombë? në opinionin publik.
Për këtë foli edhe vetë Lulzim Basha, gjithë opozita, duke e çuar këtë të fundit në qorrsokak.
Pas disa muajsh rezultoi se gjithçka ishte vetëm një mashtrim, jo vetëm për opinionin publik, por edhe një shantazh ndaj shtetit, që mund të çonte deri në rrëzimin e qeverisë.
Tashmë pritet që prokuroria, me thellimin e hetimeve, të zbulojë rolin e plotë edhe të Jetmir Olldashit edhe të deputetit të video-skandalit erotik, Ervin Salianji, të cilëve akuza duket se po ju tund prangat./CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar...
Shenjat paralajmëruese të diabetit të llojit 2, mund të zbul...
Biskotat me çokollatë janë të parezistueshme, sidomos kur at...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Në 2 Tetor në Budapest u mbajt Konferenca “Roli i SAI –ve, ...
Dëshmia e Redi Popeskut, pronarit të lokal “Monopol” në zonë...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu: “Ja do ta shikoni tani. Ja ...
Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për d...
Vlerat e sondazheve të unionit konservator janë më të ulta s...
Ervis Martinaj, biznesmeni i basteve që mbeti i plagosur mbr...
Johnny Depp ka dhënë një intervistë për “GQ” ditëve të fundi...
Pak ditë pas mbërritjes së përgjigjes nga laboratorit anglez...
Sytë janë mbi ju, ashtu siç edhe doni në fakt ndërkohë që da...
Nëse doni të provoni kulmin e luksit, provoni të shkoni në k...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba sot pë...
Që telefonat celularë dëmtojnë shëndetin për shkak të rrezat...
Autoritetet në Berlin kanë kërkuar që punonjësit e një klubi...
Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve janë arrest...
Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të A...
Aleksandër Frangaj, themeluesi i “Tv Klan”, ka festuar mbrëm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...