web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Thaçi: Vazhdimi i “status quo-s” do ishte katastrofë

27 Gusht 2018, 19:49, Aktualitet CNA

Në një intervistë për European Western Balkans presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se vazhdimi i ?status quo-s? me Serbinë do të sillte katastrofën e pashmangshme.

?Status quo-ja nuk është formula e duhur për sigurinë. Është mjet për katastrofën e pashmangshme. Sidoqoftë, unë jam ballafaquar me dialog në rrethana shumë më të vështira të jetës, si ai në kështjellën e Rambujesë në vitin 1999?,- ka shpjeguar presidenti Kosovës.

Kurse pyetjes për mungesën e mbështetjen e opozitës në rast se arrihet një marrëveshje e mundshme me Serbinë, Thaçi i është përgjigjur se paqja nuk arrihet lehtë, por këtë po e bëjnë për të siguruar të ardhmen e fëmijëve.

?Paqja nuk arrihet lehtë. Edhe në Norvegji, SHBA, Kolumbi apo Izrael, arritjen e paqes nuk e shohin të gjithë njësoj. Unë e kuptoj që disa opozitarë në Kosovë nuk e pëlqejnë faktin se unë po e udhëheq këtë proces, por konstituimi i Kosovës dhe ndërgjegja ime më thonë që ne duhet të angazhohemi seriozisht në përmirësimin e të ardhmes së fëmijëve tanë dhe sigurisë së tyre?,- ka vazhduar Thaçi më tej.

Në përfundim të intervistë Thaçi tregoi se shumica e sondazheve në Kosovë tregojnë, se shumica dërmuese e njerëzve në Kosovës duan që çëshja me Serbinë të mbyllet që të ecin para./CNA.al





Lajmet e fundit nga