Hetim apo flirtim?/Agron Xhafaj “zgjon” Donika Prelën
Prokuroria e Krimeve të Rënda zyrtarisht ka njoftuar se ka n...
Grabitja e Prokurorisë Durrësit është skandali më i madh që i ka ndodhur organist të akuzës vitet e fundit.
Në një afat të shkurtër kohor, kjo prokurori ëhstë grabitur dy herë.
Dyshohet se janë marrë të dhëna të rëndësishme hetimore, ndërkaq, hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili nuk ka lënë pa kujtuar edhe grabitjen e parë.
Sipas tij, Donika Prela jo vetëm që nuk dha përgjegjësi,nuk u hetua, por u gradua.
?Krimi ka arritur të bastisë edhe vetë organin që supuzohet të luftojë krimin. Në Prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të çështjeve penale. Janë grabitur të dhëna hetimore për korrupsionin e krimin e qeveritarëve. Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku me urdhër të Fatmir Xhafës. Provat e vërteta hetimore rrëmbehen nga banditët në zemër të prokurorisë?, ka thënë Alibeaj.
Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj
Krimi që ka kapur shtetin e Edi Ramës ka bërë një tjetër goditje kriminale sot. Ia ka arritur të bastisë mu në zemër edhe vetë organin i cili supozohet ta luftojë atë pa mëshirë.
Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të cështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga cështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve
Para 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësië.
Ky akt sigurisht i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot krimi ia beh mu ne mes të zyrave te Prokurorisë dhe i pashqetësuar grabiti serverin e te dhenave të hetimeve penale për cështjet më të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve.
Dje, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga salla e gjyqit.
Të gjitha këto janë pasoja të kapjes së shtetit nga krimi, shteti i shpartalluar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë.
Vetëm në një vend ku qeveria është njësh më krimin mund të ndodh kjo.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur në vend që të mbrojnë dëshmitarët dhe të sigurojnë provat, qëllimi i vetëm i Rama-Marku-Prela-Xhafës është si e si të mbrojë e të shpëtojë Fatmir e Agron Xhafën.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur qeveria dhe Kryeministri po bejne ç?është e mundur të zhdukin provat e krimit më të rendë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur provat e verteta hetimore rrembehen nga banditët mu në zemër të prokurorisë,
kur kryeministri, i servir prokurorise si prova ato që prodhon Edi Rama në mes të natës, sic ishte prova imagjinare e Edi Ramës, që mbron Agron Xhafën, vëllanë e Fatmir Xhafës, i certifikuar nga gjykatat italiane si bos i bandave ndërkombetare të trafikut te narkotikeve.
Nuk ka si të ndodhe të ndryshe kur kërconohet dhe tentohet të blihet deshmitari, prej bandave të lëshuara me mison nga qeveritarët dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin.
Nuk ka si të ndodh ndryshe kur kryeministri, Ministri i brendshëm drejtuesit e policisë, të gjithë këta në mbrojtje të Xhafajve, as që nuk pyeten nga prokuria, por merren ne pyetje denoncuesit e krimit, opozita dhe gazetarët.
Kesaj qeverie të bërë njësh me krimin, që ka kapur prokurorinë dhe gjykatat, e që është vënë në mbrojtje të krimit dhe shkatërrim të provave, i ka ardhur ora ti humbë vula njëherë e mirë.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të qeverisin më shqiptarët, sepse nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por të krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur kokë e këmbë. Ndaj sot më shumë se kurrë, cdo shqiptar, ka të drejtë dhe detyrim ndaj vetes, familjes, vendit, që të mos lejojë të humbasë të ardhmen e tij. Le të bashkohemi të gjithë, pa dallim të shtunën në ora 11 në Tiranë.
Bashkë jemi më të fortë se krimi dhe qeveria e Edi Ramës e lidhur me të.
Bashkë do ti japim fund kapjes së shtetit nga krimi, do të çlirojmë Shqipërinë nga makthi, do hapim kapitullin e shpresës dhe mundësive për jetë më të mirë për çdo shqiptar./CNA.al
Prokuroria e Krimeve të Rënda zyrtarisht ka njoftuar se ka n...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në pothuajse të gjitha dal...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto që sip...
Kryeministri Edi Rama, sa herë që flet për audio-përgjimin “...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të R...
Prokuroria e Durrësit është zbardhur sot e bastisur dhe e gr...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh kategori...
“I qëndroj asaj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithç...
Në rolin e avokatit të vëllezërve Xhafaj, kryeministri Edi R...
Sot në Kuvend kryeministri Edi Rama ka habitur deputetët e m...
Kryeministri Edi Rama, sot në Kuvend, ka qenë tejet i ashpër...
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot opozitën se po bllokon ...
Mbrëmë gjatë natës është grabitur Prokuroria e Durrësit.Grab...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në seancën plenare ka ...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha sot në Kuvend ka ripërsëritu...
CNA.al ka publikuar pak ditë më parë, se protesta e paralajm...
Seanca plenare është ndërprerë pas bllokimit të foltores nga...
Prokuroria e Durrësit, ka dalë me një njoftim zyrtar në lidh...
Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes, nga pe...
Edhe pas rifillimit të seancës plenare opozita ka vijuar me ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...