web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtori i paraburgimit surprizon vartësin, i merr në punë vajzën me aftësi ndryshe

12 Maj 2018, 21:05, Lifestyle CNA

Historia e dytë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin ?Dua të të bëj të lumtur? ishte historia e Skënderit, i cili pas 22 vitesh në polici do të dalë pas pak kohësh në pension.

Anila që në fëmijëri kishte pasur vështirësi në të ecur, por kjo nuk e kishte penguar atë që të arsimohej dhe të bëhej një psikologe. Personi që e kishte shoqëruar Anilën çdo ditë në shkollë derisa ajo kishte mbaruar universitetin ishte Skënderi, babai i saj.

Në programin ?Dua të të bëj të lumtur? shpesh herë familjarët kanë surprizuar njëri-tjetrin me ftesat e tyre, por këtë herë ftesa për Skënderin dhe Anilën ishte dërguar nga drejtori i paraburgimit 302 të Tiranës, Mit?hat Shimaj.

Me rastin e daljes në pension të Skënderit, drejtori kishte menduar që të punësonte në një prej institucioneve të burgjeve Anilën.

?Kur kam parë CV-në e Anilës u frymëzova që t?i drejtohem këtij programi, sepse ajo është e barabartë më të gjitha vajzat e tjera. Ajo do të jetë frymëzim për të gjithë ata që janë në këto institucione. Madje historia e saj do t?i japë forcë dhe kurajo të gjithë njerëzve që pas mbarimit të dënimit të integrohen sa më shpejtë në shoqëri?, ? u shpreh drejtori.

Anila falenderoi babain e saj dhe drejtorin për mundësinë që i dha. ?Falenderoj babin për gjithçka që ka bërë për mua, për kujdesin dhe për të gjithë sakrificat e tij. Unë jam kjo që jam falë babait dhe mamasë sime. Gjithashtu falenderoj drejtorin për mundësinë që më dha dhe do t?i jem gjithmonë mirënjohëse?.





Lajmet e fundit nga