web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilda Bejleri ironizon Mustafa Nanon:"A jam veshur mirë kështu?"

10 Mars 2018, 20:50, Lifestyle CNA

Konflikti virtual me gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit dhe pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka po harrohej, Bejleri shkon dhe i hedh benzinë zjarrit.

Bukuroshja e ekranit mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin?, ku sapo ka hyrë në skenë, ka marrë një kompliment për veshjen nga moderatori Ermal Mamaqi.?Ilda po sa bukur qenke veshur sot. Yll!?-i tha Mamaqi Ildës, e cila nuk e kurseu një kunjë për Nanon. ?Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!?- u shpreh ajo.

Përplasja mes dy personazheve të njohur nisi pak ditë më parë kur Nano, në emisionin e tij, kritikoi Bejlerin për veshjen duke e krahasuar madje me veshjet e klubeve të striptizmit./CNA





Lajmet e fundit nga