Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Kohët e fundit ekranet e mediumeve po debatojnë koncepte të oligarkisë dhe oligarkëve. Ajo çka vihet re në të gjitha rastet pa përjashtim, është trajtimi i mangët dhe i cekët i vetë konceptit mbarëbotëror, si dhe ndalesa në aspekte aspak përfaqësuese dhe atipike për vetë realitetin. Sikur të mos mjaftonte kjo, tryezat e kompozuara ngjajnë më së shumti me turli të keqformuara dhe të ndenjura, ku vetë panelet dhe panelistët janë kontradiktorë, kontrovers dhe shumicën e rasteve edhe të painformuar për veten dhe për tematikën që gjasme pretendojnë të trajtojnë.
Shembulli konkret është i rastit z. Gjergji Bojaxhi, i cili pretendon dhe mundohet të tundë disa flamuj që nuk kanë as shkop ku të mbahen, e as ngjyra që të tërheqin vëmendjen.
Pjesëmarrja e z. Bojaxhi në të tilla panele (shumicën e tyre në fakt), shkon ndesh jo vetëm me tematikat për trajtim, por vetë me atë çka individi përpiqet (pas sukses!) të ndërtojë fillimisht si imazh të vetin, dhe pastaj për të vazhduar me bujtësit e mediumeve dhe tematikat që orvaten të trajtojnë për audiencat.
Është mirë që analistë dhe gazetarë, por sidomos më shumë përfaqësues të botës së biznesit dhe të sipërmarrjes, të trajtojnë tematika të bërjes së biznesit në Shqipëri, me sfidat dhe problematikat që ndeshen jo vetëm në aspektin legjislativ, administrativ, procedurial, por edhe ato të klimës gri, apo të realitetit të egër të një popullsie të vogël, të një ekonomie me defiçit të lartë buxhetor dhe të një strukture të dobët eksporti, potencialet e zhvillimit dhe nevojat që kanë për rregullime legjislative dhe sidomos, domosdoshmërinë për një qasje më konkrete të administratës ligjzbatuese në lidhje me gangrenën e informalitetit në të gjitha hallkat e distribucionit dhe logjistikës së karburanteve, përfshirë këtu edhe mekanizmat evazionistë të ustallarëve në sasitë, cilësitë dhe transfertat fiskale dhe aksionmbajtëse.
Por z. Bojaxhi nuk duket sikur përfaqëson asgjë nga më lart, përveç identifikimit të një zengjini të ri të katapultuar pa një bazë të justifikueshme dhe të argumentueshme si fiskalisht, ashtu edhe teknikisht në botën e sipërmarrjes, e sidomos, atë të sipërmarrjes në tregtimin e karburanteve.
Se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe se si një zv/ministër ngryset burokrat teknicion dhe gdhihet aksioner milioner (familjarisht madje!) në një kompani (fringo të re!) e cila jo vetëm xhiron miliona euro, por për më tepër është një instrument by-pass-i për të lehtësuar operacione financiare dhe tregtare që i ka të ndaluara me kontratë për t?i ushtruar. Dhe kjo me një qershi mbi tortë, ku vetë individi në fjalë ka negociuar shtrëngesat në këtë kontratë. Këtë mekanizëm dhe rolin e tij, z. Bojaxhi ka mundësinë, të drejtën dhe detyrimin t?ia shpjegojë panelistëve, e madje edhe të shkruajë një manual të versionit ?Si të bëhesh milioner me post publik, pa të hyrë gjemb në këmbë.? Sepse mund të shërbente si një anti-shembull për të gjithë ata të rinj që aspirojnë me ide dhe projekte start-up për të ngritur sipërmarrjet e tyre, por që mund të shërbente edhe si një shembull shumë i mirë edhe për atë gjeneratë punonjësish publikë (pa folur për zv/ministrat e pafundmë), të cilët të katapultuar jo mbi meritokraci por politesë politike, aspirojnë të pensionohen ngjashëm me z. Bojaxhi, në të 40-tat e hershme. (z. Bojaxhi është i mirseardhur të na sjellë shembuj të tjerë nga praktika e administratës shqiptare dhe të argumentojë se nuk është rast (a)tipik i shoqërisë, e sidomos në fushën aq të mundimshme të karburanteve që njeh më mirë.)
Bojaxhi sot shijon jetën i instaluar jashtë rrëmujës dhe rrëmetit urban të Tiranës, diku në zonat rurale kodrinore të saj. Dhe bën shumë mirë. Por kur flet për kullat pa qenë urbanist dhe tenton artikulimin e shprehjeve populiste kundër klasës së të pasurve, bie ndesh me vetveten, shfaqet jo vetëm kontrovers, por sjell një dozë perversiteti dhe kompleksi ndaj të shkuarës së tij, si një ish-banor kulle. Tingëllon zymtasi me një Saul që na bëhet Paul, nga një përndjekës dhe dishepull i parasë dhe parellinjve, kastë ku me të drejtë pretendon të futet, por me mjete të debatueshme dhe që presin justifikim, në një mbrojtës të flaktë të klasës punëtore dhe të interesave të masave që dikur, disi dhe diku, nuk duket se kanë të aplikueshme në moraline tij prej teknokrati-punonjës civil që shndërrohet papritmas në një milioner për t?u pasur zili nga të gjithë kasta apo të ngjashmit që rropaten në fushën e karburanteve.
Pa kaluar më pas tek çështje shumë të ndjeshme për publikun shqiptar dhe institucionet e ligjvënies, në lidhje me transaksione miliona-dollarëshe dhe përdorimin e kompanive guacka në parajsat fiskale, të cilat përtej interesit mediatik, janë në vetvete detyrime të këtyre institucioneve për legjitimimin e funksionit të tyre dhe të justifikimit të parave të taksapaguesve shqiptarë.
Pra, kjo analizë e paneleve dhe formatit të mbushjes së tyre, ia vlen të shihet në retrospektivë se, mos kemi rastin e hajdutit që çirret ?kapeni hajdutin!?, apo të rastit kur të gjithë ulërijnë ?ujku-ujku?, ndërsa çakalli bën kërdinë? Sa gjen zbatim për rastin Bojaxhi ajo shprehja e vjetër ?më katolik se Papa??
Shkurt, a kemi rastin kur biznesmeni, për të kuruar një imazh të ndryshëm nga realiteti, sulmon kastën e vet? Ku në fakt, kemi të bëjmë me kastë individësh që rropaten për dekada në bizneset e tyre, dhe s?kanë të krahasuar me ?bixhën? që i ka rënë z. Bojaxhi? Mbetet për t?u parë në vijim… /CNA.al
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i PD, Lul...
Lobimi i rusëve në SHBA për Partinë Demokratike nuk i ka shp...
Në sheshin Skëndërbej zhvillohet manifestimi ku protestohet,...
Sot në mbrëmje ekranet televizive priten të kenë një betejë....
Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar falsifikime të k...
Ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet një postimi në faqen e ...
Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim k...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në “B...
Prej një viti e gjysëm Reforma në Drejtësi po zvarritet nga ...
Në të gjithë territorin ditën e sotme vijon dominimi i vranë...
DASHI 21. mars – 20. prill Venusi dhe Mërkuri do ta bëjnë k...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, ku ...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë do...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në st...
Këshilltari i demokrat në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topolla...
Klodian Qoshja 43 vjeç mbërriti në Itali me gomone si klande...
Sot deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dhënë nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i Ko...
Alfred Pezës nuk i del e keqja me Adriatik Llallën, kjo për ...
Lulzim Basha u zgjua dje nga gjumi i tij letargjik dhe pas 6...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...