Mbahet protesta e 27-të kundër qeverisë, qytetarët drejt Kryeministrisë
Këtë të premte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 27-...
Këtë të premte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 27-...
Shtetet e Bashkuara shprehën “shqetësimin e thellë për përpjekjet e fundit në Parlamentin e Kosovës për të shfuqizuar ligjin”, për Gjykatën e Posaçme, e themeluar për “të shqyrtuar rastet e akuzave për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera serioze të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-2000”.
Ky qëndrim u shpreh të premten përmes një deklarate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Republikës së Kosovës që të respektojnë angazhimin e tyre ndaj punës së Dhomës së Specialistëve dhe të lënë të pandryshuar autoritetet dhe juridiksionin e gjykatës”, thuhet në deklaratë.
Siç u shpreh Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, vënia në vend e drejtësisë në Ballkan nuk ka përfunduar, vazhdon deklarata, dhe “ne mbetemi të përkushtuar që të mbështesim drejtësinë për viktimat”.
“Ne përshëndesim kurajon morale të udhëheqësve politikë të Kosovës që miratuan ligjin dhe ndryshimin kushtetues që bëri të mundur themelimin e kësaj gjykate në vitin 2015”, shprehet zëdhënësja në deklaratë.
“U bëjmë thirrje me forcë udhëhqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që të mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”, përfundon deklarata.
Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që e cilësojnë atë diskriminuese për Kosovën. 43 deputetë paraqitën të premten e kaluar, më 22 dhjetor, kërkesën për një seance të jashtëzakonshme për të votuar shfuqizimin e ligjit. Në mungesë të kuorumit, kryesia e parlamentit nuk ishte në gjendje të merrte vendim për datën. Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike, lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës serbe e bojkotuan takimin e kryesisë.
Ambasadorët perëndimorë reaguan me shpejtësi, duke paralajmëruar po atë natë Kosovën për pasoja të rënda. Ambasadori amerikan u shpreh se ?këto përpjekje, nëse kanë sukses, do të kenë ndikime të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës. Kjo do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një thikë pas shpine”.
Parlamenti i Kosovës është me pushime deri në mes të janarit, por debatet rreth nismës kanë vazhduar. Nuk është e qartë në se do të ketë përpjekje të reja për ta rimarrë në shqyrtim kërkesën kur parlamenti të mblidhet vitin e ardhshëm.
Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin “dhomat e posaçme” do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.
Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës gjashtë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Gjykata është vendosur në Hagë për faktin se, siç është thënë: dëshmitarët mund të ndiheshin të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë.
Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës./VOA/
* Titulli është i CityNews
Një biznesmen nga Durrësi ka rënë pre e një mashtruesi, i ci...
Ne mendojmë se mënyra e vetme që të ndihemi sa më të pasër ë...
Lajmi për largimin e Sheratonit nga Shqipëria, ka ngjallur p...
Ndërkohë që rritja drastike e pagës së kryeministrit kosovar...
Nga Ylli PATAArta Marku ka nisur dje të ç’montojë Prokurorin...
Pas votimit për ministrin e ri të Shëndetësisë të Maqedonisë...
Lajmi për largimin e Sheraton nga Shqipëria, si një nga mark...
Gazetari i kronikës Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo ...
Ish-lojtari i Fiorentinës, që tashmë mban bluzën e Milanit n...
Pasi më parë orientoi strukturat përfaqësuese të partisë në ...
Kryeministri Rama i ka dhënë një post të rëndësishëm shtetër...
Një 21-vjeçare nga Fieri, me inicialet M.B. dyshohet të jetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidh...
Ajo u bë e famshme falë emisionit “Xing me Ermalin”, e që at...
Jemi të gjithë fajtorë për gabimet që bëjmë në stil, por kët...
Rëndomë thuhet se “paraja ndjek të njëjtën rrugë” ose “paraj...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djesh...
Sipas një raporti të ri të Bloomberg, YouTube do të nisë një...
Rasti i një prifti 79-vjeçar, i cili u martua me një model r...
Në këtë artikull mund të zbuloni më mirë nga ana seksuale ve...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...