web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi njërën këmbë se përdorte tampon, modelja e njohur bën deklaratën shokuese

22 Dhjetor 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Modelja e njohur Lauren Wasser humbi njërën këmbë kur ishte vetëm 24 vjeç, për shkak të sindromës të njohur si “shoku toksik” (TSS).

Ajo ka paralajmëruar të gjitha gratë të kenë kujdes nga përdorimi i tamponëve, pasi këtë infeksion e ka marrë vetë nga përdorimi i tyre gjatë periudhës së menstruacioneve.

Megjithëse mbi kutitë e tamponëve paralajmërohet se nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 8 orë, Easser tha se e kishte ndryshuar më shpesh se aq, ndërsa përjetonte në fillim simptomat e infeksionit.

Shenjat e para ishin të ngjashme me ato të gripit, por më pas e bënë të vuante nga një sulm i madh në zemër dhe gangrena filloi t’i shkatërronte të dyja këmbët, gjë që çoi në prerjen e këmbës së djathtë.

Modelja nga Los Angeles tashmë 29 vjeç, tregoi se ka plagë të mëdha edhe në këmbën e majtë dhe rrezikon tashmë që t’ia presin edhe atë.

Për shkak të plagëve të mëdha në këmbë, modelja nuk mund të lajë këmbën e majtë, ndërsa tregon se dhimbja është e papërballueshme.

Ajo tha:

Po përjetoj çdo ditë dhimbje të tmerrshme. Kam nevojë për një operacion që do të më shpëtojë kockën e mbetur. As nuk mund të eci më për shkak të dhimbjes. Tani nuk mund të bëj asgjë për veten time. Por, të paktën duhet të sigurohem që kjo mos t’ju ndodhë të tjerëve.”

Lauren u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve të shëndetësisë të ndihmojnë në testimin e produkteve për higjienën femërore për të përcaktuar nëse ato janë të sigurta./CityNews





Lajmet e fundit nga