Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Po të më blejë e djathta, në emër të seriozitetit, konservatorizmit, vlerave kombëtare, por me britma patetike si ekstremist majtist, si revolucionar i paepur, do tund dheun, do ja shkul së majtës dhëmbë e dhëmballë. Si fanatik i pamposhtur, si militant i kudondodhur konservativ, favoret që më ka bërë partia do di ti mbroj edhe me atë lëngun e kuq që quhet gjak.
Në 364 ditë do ti xhvat Shqipërisë ç’të më zërë dora, ndërsa në ditën e 365-të do ngre lart një flamur me shkabë që nxjerr zjarr nga goja duke e valavitur era. Do uluras me gishta në vesh “o sa mir me ken shqiptar, o sa keq me ken amerikan”. Pa luajtur vendit, do shkruaj në rrjetet sociale statuse mallëngjyese mbi padrejtësitë historike që i janë bërë Shqipërisë në shekuj duke e katandisur sa më të vogël. Europën do ta quaj si e ka quajtur Fishta “kurva plakë”.
Amerikën të degjeneruar. Perëndimin të korruptuar. Ambasadorët e tyre do ti shaj shtatë breza me libër shtëpie. Do ngre në qiell, lindjen, Turqinë, Arabinë, mullirin e kafes, shilten, haremin, lëngun e shegës. Do llap gjithandej për ti bërë të ditur Amerikës se po na bëri shtetin e 51, nuk kemi kundërshtim. Pasi të futemi në gjirin e saj të ngrohtë, pa llogaritur Zërin e Amerikës që e kemi albanizuar me kohë, s’do lemë gur pa lëvizur pa ja shqiptarizuar Amerikës Hollivudin, Internetin, Alaskën.
Nëse nuk na bën shtetin e 51, në djall Amerika me gjith Uillsonin, Harry T. Fultz-in, ambasadorët e saj, diversantat, bombardimin e Serbisë, pavarësinë e Kosovës. Do hiqem dhe si shkrimtar, si poet, përmes ca lëtyrave letrare. Në bashkëpunim me ca çapaçulë, ato këllira do ti paraqes si kryevepra përmes falenderimeve dhe komplimentave reciproke në formën e një katarakti qurresh më të madh se uji që do bjeri nga diga e hidrocentralit të Moglicës. Nuk do tu dal kurrë në krah liderëve të djathtë edhe në rastet e shpifjeve më monstruoze që do tu bëjnë të majtët.
Dy duar për një kokë. Le të mbrohen vetë ata. Me të majtët nuk do merrem në emër të Etikës së sjelljes. Në fakt nga frika, se ata dreqër janë të gojës dhe të marrin erzin. Luani pra vendit ju ish deputetët dhe ish ministrat e së djathtës që keni vjedh si n’harradoz. Mos bëni si naivë. Mos u hiqni si shenjtorë. Më blini sa më parë. Po s’më bletë ju, shitem tek e majta. Për të blerë njerëz si unë, të majtët nuk i kursejnë paret.
Fill pasi të më blejnë, të majtëve do tu premtoj se nga njëra anë do vjedh me të gjitha mënyrat, nga ana tjetër me lot krokodili në sy dhe rënkime mallëngjyese prej hoxhe ose prifti do hiqem si mbrojtës i fukarenjve, të cilët i urrej, por më duhen për propagandë, për hedhje hi syve. Në të gjitha gazetat, sidomos ato të Sigurimit ku mund të shkruash edhe me pseudonim, do ta paraqes sikur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë burgje dhe internime.
Vetëm nomenklaturistë shkërdhata që kanë rivalizuar me njëritjetrin përmes historive rozë, deri në inceste të paimagjinueshme nga masat popullore në kundërshtim flagrant me mësimet e pavdekshme të shokut kurvi. Krerët e së majtës nuk do ti mbroj drejtpërdrejt por tërthorazi duke sulmuar pa mëshirë krerët e së djathtës. Kujdes të veçantë do bëj ta zmadhoj sa më tepër hambarin e paçmuar të së majtës shqiptare, budallallëkun e të djathtëve.
Do ngre në qiell fanatizmin e tyre, egoizmin, perceptimin bukolik të jetës dhe botës, që bashkë me hajvanllëqet në arenën ndërkombëtare, do jenë kuajt e luftës time për tkurrjen e pandalshme numerike elektorale të së djathtës. Jo aq sa e majta ti marri të gjitha votat duke e lënë të djathtën me biberon në gojë, çka vërtet do ta rrënonte të djathtën e mykur, por njëkohësisht do bënte të pabesueshme të majtën e ndritur, dhe do dëmtonte pluralizmin. Më pak.
Me gjithë këto premtime që po bëj dhe garancira që po jap tani që ndodhem mbi tezgë gati për tu shitur, mund të ngjall zilinë dhe rivalitetin e dy krahëve për të më patur. Ku ma gjen të shitem edhe te e djathta edhe te e majta. Nga asnjëra te të dyja, do ishte ideale. Un me kontribute të shquara, ata me pare të vjedhura, do korrim fitore të njëpasnjëshme.
Nëse nuk do më blejë as e majta as e djathta, do shitem te Nexhmia. Nuk do mi kursejë kuçedra në prag ngordhje ca kacidhe marksiste leniniste që i ka qime bythe në formë dhurate për Zotin me e shpëtu nga flakët e Ferrit shpirtin inekzistent.
Në lidhje me vendimin e Shqipërisë, e cila votoi dje kundër ...
Pas emërimit të Arta Markut Kryeprokurore e Përgjithshme e p...
Mediat shkruajnë historinë rrëqethëse të Ivanit të vogël, që...
Pas inspektorateve, furtuna e shkarkimeve ka zbritur në doga...
Ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken, ose thjesht, jan...
Biblioteka e qytetit të Lezhës prej disa ditësh është pasuru...
Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se në b...
Adelina Tahiri i dha fund beqarisë. Pak ditë më parë ajo pra...
Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës, në një dalje p...
Mëngjesin e sotëm një sulm terrorist ka tronditur kryeqyteti...
Afërdita Dreshaj prej katër vjetësh është në një lidhje të k...
Zgjedhja e Znj. Arta Marku në krye të Prokurorisë është avaz...
Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida ka festuar 20...
OSHEE bën të ditur se sot Tirana do të vuajë mungesën e ener...
Klaudia Pepa nuk i ka duruar më komentet e këqija për fotot ...
Nga Zef ZEFINë politikën e brendëshme-Të mbledhë e të sjellë...
Teksa ditën e djeshme Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 3...
Pas votës që Shqipëria dha në OKB, pro rezolutës anti-Trump,...
Sot vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë në të ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...