web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi për vdekje këmbësoren/ Ndalohet 23-vjeçari

14 Dhjetor 2017, 08:45, Aktualitet CNA

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN  ka aksidentuar  me pasojë vdekjen  këmbësoren me inicialet F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Shërbimet  e policisë  ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet  në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime  të mëtejshme./ CityNews





Lajmet e fundit nga