web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtrat e Leonardo Di Caprio që të gjithë i besuan

7 Shtator 2017, 10:02, Aktualitet CNA

Leonardo Di Caprio është një aktor dhe producent i shkëlqyer; një filantropist dhe ambientalist i respektuar si dhe përfaqësues i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Leo ka jetuar një jetë me përmasa epike, kështu që a është e çuditshme që ne përpiqemi të ndajmë njeriun nga miti?

Le të zbulojmë disa nga gënjeshtrat që janë thurur për legjendën e Hollivudit.

Ai u përdhunua nga një ari në The Revenant  

Ka shumë momente tronditëse në gjysmë-biografinë The Revenant, por përdhunimi i Hugh Glass (Leonardo Di Caprio) nga një ari, nuk është një prej tyre.

Kjo fjalë e pabazë mori dhenë me shpejtësi, duke detyruar regjizorin Alejandro González Iñarritu dhe DiCaprio të bënin deklarata që e mohonin këtë në dhjetor të 2015-ës.

Ai u tall me Lady Gaga tek Golden Globes  

Pjesa absolutisht më e bukur në evenimentet e ndarjes së çmimeve është kur kamera kap momente të audiencës, aktorëve të tensionuar teksa presin emrin e tyre të shpallen si fitues të ndonjë çmimi apo këngëtarë që qeshin me njëri-tjetrin.  Golden Globe i 2015 nuk zhgënjeu ndërkohë që bota vëzhgonte Leonardo Di Caprio i cili shikonte çuditshëm Lady Ggan teksa ecte për të marrë çmimin e saj.

Nga pamjet filmike nisën shumë thashetheme sipas të cilave aktori dhe këngëtarja urreheshin me njëri-tjetrin.  Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Aktori shpjegoi më pas për ngjarjen se në fakt ai vetëm sa ishte surprizur dhe ishte kapur pamendje kur këngëtarja ishte përplasur me të teksa ajo ecte. Videoja virale i kishte shkaktuar të dyve shumë të qeshura.

Ai i propozoi modeles Kelly Rohrbach  

Në historinë e romancave të tij të shumta, Leo njihet për preferencat e tij ndaj modeleve. Sa më shunmë vitet kalojnë aq më shumë zgjatet lista e mosha e tyre duket se mbetet e njëjtë dhe e pandryshuar.

Kështu në 2015, sipas shumë thashethemeve thuhej se DiCaprio i kishte propozuar modeles së Sports Illustrated, Kelly Rohrbach e cila është dhe 15 vite më e re se ai, në një restorant italian në NewsYork.

Por shumë shpejt thashethemet u shuan pasi asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë pasi çifti kisht dalë të shijonte një gptë verë së bashku dhe asgjë më shumë.

Njëherë një gazetare përdori sozinë e tij për të për të shkruar një artikull  

Në 1998-ën Gazetarja Nancy Jo Sales ishte e vendosur të gjente e të ndiqte Leon teksa festonte nëpër New York së bashku me miqtë e tij. Por ajo kurrë nuk arriti të gjente aktorin e famshëm. Në vend të tij ajo arriti të gjente sozinë e tij dhe ta përdorte atë për artikujt e saj.

Kështu ajo mori një limuzinë, miqtë e Troy Allen, sozisë së DiCaprios,  si dhe thërriti disa paparazzi.

Më tej ajo i tha Allen të shkonte me miqtë e tij në restorantin Planet Holliwood ku pasi u fotografua, restoranti filloi të kishte fitime marramendëse aq sa pronari i tij u bë menjëherë gati të takonte aktorin aq të njohur. /CityNews





Lajmet e fundit nga