web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letër e Reis Maliles për Ditmir Bushatin

7 Shtator 2017, 09:11, Aktualitet CNA

I dashur shoku Ditmir

Pas shakasë që bëre këto ditë kur the se duke nisur që nga viti 2019 dyert e Bashkimit Europian do të jenë të hapura për Shqipërinë, shoku Enver më tha të të shkruaj dhe të të jap disa këshilla. Babai yt, shoku ynë i dashur Sulë Bushati në vitin që linde, në 1977, ti bëri një shaka të madhe që e bëri shokun Enver të qeshte shumë. Shoku Sulë njihej për shakatë e tij të bukura.

Në vitin që linde ti shoku Enver kishte udhëzuar që të fillonte sqarimi i kuadrove për prishjen e afërme me Kinën që do të ndodhte vitin tjetër në 1978. Shoku Enver tha se megjithë prishjen me Kinën nuk do të jemi të vetëm dhe të izoluar pasi tani e tutje do të kemi aleat proletariatin botëror. Në një mbledhje të mbyllur me disa kuadro, pasi shoku Sulë bëri sqarimin sipas udhëzimeve, disa nga të pranishmit e pyetën shokun Sulë se si do të ishte aleanca me proletariatin botëror. Shoku Sulë e shpjegoi kështu: Dëgjoni shokë, ju e dini që ekziston Tregu i Përbashkët Europian (kështu quhej atëherë ai që sot quhet Bashkimi Europian), dhe vendi ynë nuk është anëtar i TPE. Por ne kemi në anën tonë shumicën e popullit në vendet e TPE përveç një pakice politikanësh dhe oligarkësh kapitalistë që sundojnë në këto vende. Pra nuk jemi ne të izoluar në raport me TPE, tha shoku Sulë, por është një grusht kapitalistësh që janë të izoluar, ndërsa ne jemi me shumicën e popullit në këto vende. Prandaj nuk kemi nevojë për TPE.

Kur erdhëm për urim në shtëpinë tuaj bashkë me shokun Enver dhe shokët e tjerë të udhëheqjes për ta uruar shokun Sulë për lindjen tënde, shoku Enver i kërkoi babait tënd t? i përsëriste edhe një herë ato që kishte thënë në mbledhje. Aq shumë qeshi shoku Enver sa shoqja Nexhmije u kënaq dhe kur ikëm e mori në telefon shokun Sulë dhe e e falenderoi që e kishte sjellë në qejf shokun Enver që atë ditë kishte qenë i mërzitur se lufta e popullit salvadorian kundër imperializmit në Amerikën Qendrore nuk po shkonte mirë. Meqë ra fjala më bëri përshtypje se babai yt që gjithmonë ishte i gëzuar atë ditë që linde ti se përse ishte si i menduar. Por ne menduam se kjo ndodhte pasi shoku Sulë ndjente përgjegjësi që në shtëpi i kishte vajtur shoku Enver dhe kishte shqetësim të kujdesej që ai të kënaqej sa më mirë.

Shoku Enver më porositi të të shkruaj një letër dhe të të jap disa udhëzime si kolegu yt që jam.

Reeeiiiiissss, -më tha shoku Enver,-jam i shqetësuar për barrën e rëndë që i ka rënë djalit të shokut Sulë në qeverinë e re, ku do të marrë edhe Ministrinë e Integrimit.

Shoku Enver qeshi shumë me deklaratën tënde se duke nisur që nga viti 2019 dyert e BE do të jenë të hapura.

-Qenka shakaxhi i madh ky djalë!- Tha shoku Enver.

Tani dëgjo këshillën që po ta jap me porosi të Komandantit mor djali i shokut tonë. Viti 2019 vjen shpejt. Dhe siç e di ti portat e BE nuk do të hapen. Prandaj më mirë bëje siç thoshte shoku Enver kur e pyesnin se kur do të bëhej revolucioni komunist botëror. Shoku Enver nuk caktoi një kohë, por tha: ?Revolucioni botëror është një çështje e shtruar për zgjidhje?. Domethënë mund të fillonte pas një viti por edhe mund të mos bëhej kurrë.

Edhe ti kështu thuaj: ?Hapja e portave të BE për Shqipërinë është një çështje e shtruar për zgjidhje? Pastaj mund të thuash se kjo çështje mund të zgjidhet në 2019. E kur të vijë 2019 mund të thuash se çështja është përsëri e shtruar për zgjidhje.

 

Të fala shokëve të qeverisë

Reis Malile





Lajmet e fundit nga