Këto shprehje nga vende të ndryshme të botës “kullojnë” mençuri/Bëjini tuajat
“Një i verbër që sheh, është më mirë se sa një person me dri...
Nga Artan Fuga
Mësojmë se nënkryetari I Akademisë të Shkencave të Republikës të Shqipërisë sapo ka dhënë dorëheqjen!
Me këtë rast unë përulem me respekt për profesor Myzafer Korkutin duke e risiguruar atë sikurse kam bërë cdo ditë dhe çdo orë të këtyre ditëve me debate dhe tensione të mëdha për të ardhmen e Akademisë, pa e humbur kurrë torruan dhe respektin, se unë vlerësoj maksimalisht kontributin e tij prej disa dekadash si shkencëtar dhe edhe më shumë edhe si menaxher i agjencive kërkimore shkencore të vendit.
Në vitin 2005, në krye të një auditi shkencor në institutet e atëhershme akademike, ku gjetëm një gjendje katrahure e cila është pasqyruar me detaje në raportet e kohës, vetëm në Institutin e arkeologjisë të drejtuar nga Profesor Myzafer Korkuti gjeta ekselencën ku ndihej dora e tij.
Fondet e cmuara edhe në ditët më të këqia atje u ruajtën dhe u siguruan. Atje ndihej dora e Tij!
Unë përulem sinqerisht para atij brezi shkencëtarësh, duke shpresuar se shkenca shqiptare që prej kohësh lëngon dhe e ka humbur shkëlqimin e vet për një mijë arësye që nuk varen nga Profesori, do të dijë të ngrihet. Dhe shpejt madje!
Unë uroj që profesor Korkuti të ketë krijimtari të gjatë dhe kontribut energjik brenda një asambleje akademikësh, e cila ka mundësi t’i gjejë të gjitha rrugët për t’ja hequr vellon e dështimit institucionit!
Unë i kërkoj ndjesë Profesorit që pa dashjen time, në kërkim të rrugëve për ta nxjerrë nga kriza dhe farsa Akademinë e Shkencave, unë e kam ndofta lënduar anashkalimthi edhe atë, duke bërë çfarë kam pasur në dorë të evitoj konfuzionin e njeriut me institucionin. Por, duke theksuar gjithnjë se nuk kam pasur asgjë personale me të as me një njeri tjetër, dhe duke i shprehur respektin tim më të veçantë!
Akademia ka etikën e vet universale!
Mënçuria e profesor Korkutit duhet të ndricojë pjesën tjetër të kryesisë për të dhënë dorëheqjen dhe hapur rrugë për transformim dhe reformime të cilat këto vite fatkeqësisht nuk janë kuptuar, janë penguar dhe madje në raste të ndryshme të përsëritura janë censuruar.
Produkti i Akademisë të Shkencave sot është artificial, fiktiv dhe i padobishëm në një masë shumë të madhe, pa futur gjithçka në një kategori!
Asnjë institucion nuk mund të shpërblehet për një punë të pabërë dhe me rezultat gënjeshtar!
As loja me emrat e akademikëve të mëdhenj, as politizimi i cështjes, as manipulimet me emrin e Agollit të madh nuk legjitimojnë gjë. Gabimet dhe vonesat janë të pafalshme!
Unë vazhdoj të them se as nuk mund të nisi një proces i vërtetë reformimi nëse paraprakisht nuk do të realizoheshin masat e menjëhershme:
1. Dorëheqje e të gjithë kryesisë të rizgjedhur.
2. Administrim i përkohshëm me kompetenca të kufizuara nga ana e sekretarit shkencor.
3. Transparenca e figurës të Akademikut sipas kërkesës të bërë nga kryesia e kaluar.
4. Auditim i përdorimit të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare të Akademisë të Shkencave nga ana e organeve ministeriale dhe jo vetëm.
Vetëm atëhere mund të konsiderohet se pika e 5, pra
5. Ngritja e një komisioni të përkohshëm reformimi, mund të kishte vlerë dhe të niste një punë të pastër, të sinqertë, të thellë, dhe efikase! Përndryshe farsa do të transformohej në një farsë të farsës!/CityNews
“Një i verbër që sheh, është më mirë se sa një person me dri...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka koment...
Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Greqia në drejtim të...
Me nënshkrimin e marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it, supozoh...
Një shqiptar është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba duke ...
Ditën e sotme në Kosovë është mbajtur mesha solemne e quajtu...
Aktivisti dhe besimtari Ilir Hoxholli i ka kthyer përgjigjje...
Njeriu në këmbë në foton e parë është presidenti amerikan Wo...
Policia rrugore italiane pas një sinjalizimi paraprak ndalo...
Gazetarja Rudina Xhunga është kërcënuar pas emisionit të saj...
Rita Ora njihet për stilin e saj mjaft të guximshëm.26 vjeça...
Pas thirrjes së fortë të avokatit Spartak Ngjela që të arres...
Një foto që po qakullon në rrjetet sociale tregon presidenti...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një takim t...
Mëngjesin e sotëm bëri bujë lajmi i kapjes së 4 tonëve drogë...
Gjykata e Lartë kroate vendosi ekstradimine ballist Morinës...
Mira Kazhani/ Gjyshja ime nga babai ka qenë një grua që po t...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltona Ademi ka dalë me nj...
Roja e Financës Italiane me anë të një operacioni të mirorg...
Një operacion i policisë së Tiranës ka bërë të mundur arrest...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...