Teza serbe e “Mercenarëve të UÇK-së” dhe marrëzitë e zëdhënësve të saj në Tiranë
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Agim Hushin e njoh që kur isha femijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publisht zhgënjimin total nga njerëzit që na qeverisin.
Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i sinqertë.
Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.
Por me aq sa kuptoj, si ata qe derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.
Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t’ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund te drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.
Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga atdheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga “çadra e lirisë”, të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufijtë e atdheut.
Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Është e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azil kërkimit në Evropë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.
Ndaj lëreni në hallin e vet Agimin t’i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile./CityNews
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një familje është...
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 36 janë lënduar si...
Një 34-vjeçar nga Lezha u kap me një sasi droge në pikën ku...
Jo më kot Kalifornia në botë njihet si “Shteti i Artë”.Është...
Katër ekzekutorët e atentatit ndaj Lorenc Hoxhës , të ndodhu...
Nga Denis DYRNJAJADuhet të mësohemi t’i lëmë të tjerët të sh...
Një nga blogeret më të njohura, Nixalina Watson ka kaluar sh...
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ...
Në shtator në parlament do të ulen deputetët e rinj që do ta...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetasit e dyshuar pë...
Në një kohë kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, i gjithë...
Djali i ish deputetit të Partisë Socialiste, Ndue Kola, i c...
Policia ka njoftuar ditën e sotme një ngjarje të rëndë në qy...
Karrierën e saj e nisi si velinë në emisionin investigativ ...
Ish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasi...
Ditën e sotme është shembur një pjesë e rrugës në Bulqizë, n...
Pas aksionit të djeshëm antidrogë, ku u kapën plot 2.5 ton d...
Tjetër lajm i zbrazjes së ujrave te zeza, pas shpërthime te ...
Nga Bislim Ahmetaj“Arratisja” e tenorit Agim Hushi nuk i pri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...