web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Xhovani SHYTI/ Absurdi, President “mbi palët” politike, por me staf politik

25 Korrik 2017, 17:49, Aktualitet CNA

Rifreskimi i stafit të afërt të kabinetit presidencial pritet të jetë sipërmarrja e parë aktive e presidentit Ilir Meta, pas marrjes së detyrës. Një sipërmarrje kjo e motivuar ligjërisht, sikurse vlerësojnë konstitucionalistët, por që i shërben personalisht Presidentit, por jo shtetit. Pasi shpurat e këshilltarëve që ikin, si dhe ato që i zëvendësojnë nuk janë veçse pjesë të përzgjedhura nga turmat e anëtarësisë të partive të cilave presidentët u përkasin.

Në këtë përmbajtje ligjore shfaqet konflikti midis pasjes së një Presidenti ?apolitik?, që duhet të braktisë forcën politike të cilës i përket për të qëndruar mbi palët (gjë që deri më sot vetëm në rastin e Z. Moisiut është parë të ndodhë), dhe një stafi këshilltarësh të cilët përzgjidhen prej Presidentit nga brenda forcës politike, të cilës ai i ka përkitur.

Formula që pjell absurdin ka nisur të funksionojë që nga koha e presidencës së Sali Berishës e deri më sot, kur presidenti i dhjetë në historinë e Shqipërisë, Ilir Meta, po aplikon të njejtën gjë.

Duke ju referuar burimeve nga presidenca, pak më parë, CityNews publikoi lajmin e dorëheqjeve të pritëshme të këshilltarëve të ish presidentit Bujar Nishani, i cili erdhi në krye të presidencës falë votave të PD-së dhe aleatëve të saj politik, ndërsa ishte zvendës kryetar i kësaj force politike.

Megjithse para bërjes së betimit dhe nisjes së detyrës si president Nishani dorëzoi teserën e anëtarësisë dhe deklaroi heqjen dorë nga partia, për hatër të qëndrimit mbi palët, stafin e vet të ngushtë prej njëmbëdhjetë këshilltarësh etj., i përzgjodhi nga subjekti politik që e votoi për të hipur në kolltukun presidencial.

Madje edhe pse i ?depolitizuar? e ?mbipalët? në jo pak raste përplasjesh midis subjekteve politike për çështje ku presidenca duhej të pozicionohej paanshmërisht, kreu i saj ka mbajtur qëndrim në favor të forcës politike nga e cila ka deklaruar në betim se është dorëhequr. Ka mbajtur këtë qëndrim pikërisht sepse nuk ka patur këshilltarë apolitikë të cilët ta këshillonin, madje duke këmbëngulur, të dilte nga rrethi i vendimarrjes me anësi politike.

Kështu ka ndodhur me Bujar Nishanin dhe gjithë paraardhësit e tij të mëparshëm, e në ka një rast të vetëm përjashtues  në këtë kalim stafete nga njëra dorë në tjetrën, ky duhet gjetur te presidenca e Alfred Moisiut.

Në listën historike të presidentëve shqiptar, Alfred Moisiu, rezulton të jetë numri shtatë. Ai u zgjodh në postin e lartë të kreut të shtetit në 24 korrik 2002 për të qëndruar deri në 20 korrik 2007.

Moisiu ishte pjesë e zgjedhjes president pas një akordi midispalësh politike të gjendura ngushtë e që për të zgjidhur ngërçin vendosën për një president jashtë listave të tyre. Duke mosqenë i pozicionuar në asnjë subjekt politik, gjatë gjithë qëndrimit pesë vjeçar Z. Moisiu asnjëherë nuk shfaqi shenja anësie politike në vendimarrjet e veta përcaktuese, duke u rreshtuar haptazi në favor të të mirës së vendit.

Nëse midis dhjetë presidentëve të listës historike do të na duhej të permendnim një kryetar shteti me frymë jo politike, Alfred Moisiu është i meritueshmi, ose i vetmi që e zbatoi parimin kushtetues të qëndrimit të Presidentit ?mbi palët? poltike. Sikurse rezulton të jetë i vetmi që stafin e tij të ngushtë e përzgjodhi nga ?apolitikët?.

Nëse modeli Moisiu do të ishte vijuar edhe nga pasardhësit e tij sot do të kishim një staf të ngushtë këshilltarësh jo partiak, që mbi gjithçka nuk do të vinin interesat e partive, pjesë e të cilave janë, por të tillë që, mbi partitë, do të vinin fatin e atdheut. Një zgjidhje ideale kjo në kushtet kur Presidenti nuk zgjidhte nga populli dhe që do ti ndihmonte keqpërdorjes së presidencës për interesa politike.

Mirëpo ?zbulimi? Moisiu pati jetë gjersa këtij të fundit i përfundoi mandate dhe së bashku me përcjelljen e tij pasardhësi Bamir Topi, përcolli edhe stafin e ngushtë të këshilltarëve ?apolitik?, duke i rihapur kështu rrugë kapjes politike të presidencës.

Sikurse Nishani që do të vinte më pas, Topi u zgjodh president me propozim dhe vota të PD-së, nënkryetar i të cilës ishte në atë kohë, ndërsa tradita e këtyre të dyve pritet të vijohet nga Ilir Meta. Presidenti i betuar mbrëmjen e të hënës, se do të qëndrojë mbi palët politike dhe partinë e tij LSI, por që do të rrethohet nga stafi i ngushtë i këshilltarëve made in LSI. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga