web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rezultati katastrofik i 25 qershorit/Jep dorëheqjen kryetari i një partie (Emri)

25 Korrik 2017, 16:16, Aktualitet CNA

Themeluesi dhe drejtuesi i Aleancës Popullore për Drejtësi, Bilal Kola, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtuesi i kësaj partie, Bilal Kola, i cili shkruan në rrjetet sociale se vendimi ka ardhur pas një reflektimi të thellë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

APD ishte pjesë e së djathtës në zgjedhjet e 25 qershorit, prej ku Partia Demokratike, e cila garonte në këto zgjedhje si opozitë, doli me rezultatin më katastrofik të njohur ndonjëherë.

REAGIMI:

Te dashur Miq!
Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!
Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave?, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!
Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.
Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD. Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.
Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!/CityNews
Me mirenjohje te thelle,
Juaji Bilal Kola





Lajmet e fundit nga