web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

21 Janari/Rama pret “kokëulur” familjarët e viktimave, por ... ja për çfarë iu flet!

21 Janar 2017, 12:24, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me familjarët e ngjarjes tragjike të 21 janarit, për të cilën edhe sot pas 6 vitesh nuk ka drejtësi.

Kryeministri Rama po flet ?kokëulur? para familjarëve të viktimave, te ?Pallati i Brigadave?. Ai theksoi para tyre se nuk është e lehtë të çlirohemi nga 21 janari, por sipas tij, reforma në drejtësi pritet të vendosë drejtësinë dhe për këtë ngjarje.

Në këtë rrjedhë, Rama ka filluar të flasë për reformën në drejtësi, duke thënë se do të spastrojë Shqipërinë nga të korruptuarit.

?4 jetët e humbura në bulevard kërkojnë drejtësi. 21 janari është motivi i motiveve për reformën në drejtësi. Është pasqyrë i një drejtësie të munguar. Viktimat janë nxitja më e fortë për drejtësinë. Nuk është e lehtë të çlirohemi nga pengu i 21 janarit. Prandaj, spastrimi i drejtësisë është misioni ynë i patjetërsueshëm, dhe sot është mision i mundur falë reformës. Vetingu do spastrojë Shqipërinë nga të korruptuarit?, tha kryeministri.





Lajmet e fundit nga