web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kodit i ri i Etikës në PS, si në Partinë e Punës

2 Tetor 2016, 08:08, Aktualitet CNA

Një tjetër rregullore që kaloi me votim unanim në asamblenë Kombëtare të PS ishte Kodit i Etikës. Sipas kësaj rregulloreje, deputetët e kanë të ndaluar të flasin për mediat apo me persona të tjerë, për vendimet që merren në mbledhjet me dyer të mbyllura. Por, kryeministri Edi Rama me këtë vendim hermetizon veprimtarinë e punës së partisë, duke e kthyer PS në Parti të Punës. ?Komunikimet me median për çështje që implikojnë qëndrimet politike të PS bëhen përmes Zyrës së Marrëdhënieve me Median ose në konsultim me të. Anëtari i PS i zgjedhur në organe drejtuese të Partisë dhe të forumeve të Rinisë e të Gruas nuk mund të shprehet në emër të PS për çështje që kërkojnë një vendimmarrje politike pa u konsultuar më parë me strukturat përkatëse vendimmarrëse. Sekretarët e PS shprehen për çështje politike sipas sektorëve që mbulojnë përveçse për çështje të tjera për të cilat janë ngarkuar nga Kryetari i Partisë, Asambleja dhe Kryesia. Deklarimi i tyre bëhet konform qëndrimeve politike të miratuara nga strukturat vendimmarrëse?, thuhet në nenin 13 të Kodit të Etikës. /Citynews.al





21:56 Aktualitet

Horoskopi tetor 2016

Këtë muaj mund t’ia dilni mbanë ne çdo fushe, mjafton qe te ...

Lajmet e fundit nga