web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Edi Rama ka nevojë për hekur në tru

1 Tetor 2016, 20:28, Aktualitet CNA

Edi Rama ka nevojë për hekur në truShqiptarët e vitit 2016 ndryshojnë nga ata të vitit 1990 sepse pothuajse të gjithë shqiptarët e sotëm e njohin mjaftueshëm botën sa askush të mos mund t? i gënjejë për disa të vërteta të thjeshta që kanë të bëjnë me të. Kështu, shqiptarët e sotëm e dinë se Shqipëria nuk ka asnjë shans të fitojë një pjesë në një biznis fitimprurës ndërkombëtar për të cilin janë në një kompeticion të fortë shtetet e fuqishëm, të cilët mbështesin kompanitë e tyre private. Prandaj Shqipëria nuk ka asnjë shans për të importuar mbetje të parrezikshme, të çdo lloji, qoftë industriale qoftë bujqësore, për t? u ricikluar ose asgjësuar.
Teoria e krahut të lirë të punës në Shqipëri nuk vlen në këtë rast. Sepse kostoja rritet së pari nga transporti, që në këto raste është një proces i ndërlikuar dhe me shpenzime të mëdha në vendet ku gjenden mbetjet, për shkak të standardeve. Së dyti, kostoja rritet nga mita (rryshfeti) që duhet të paguajnë importuesit e plehrave në Shqipëri te autoritetet shqiptare.
Nëse Shqipëria qenka një vend ku mund të bëhet me leverdi biznisi i përpunimit të mbetjeve, atëherë si shpjegohet që këtu nuk vjen asnjë kompani e rëndësishme ndërkombëtare, e specializuar në këtë proces?
Merret vesh, vende si Shqipëria mund të hynë vetëm në një treg tjetër ndërkombëtar, në të cilin nuk ka kompeticion të shteteve të fuqishëm, dhe ky është tregu i mbetjeve të rrezikshme, të cilat shpesh fshihen me nje mbulesë mbetjesh të parrezikshme, të riciklueshme. Shqipëria nuk ka madje as kapacitete për të asgjësuar atë që mbetet nga mbetjet e parrezikshme, të cilat thjesht do të depozitohen në vend.
Shqipëria, në sajë të ligjit të importit të mbetjeve, do të bëhet një kosh gjigand i mbetjeve të rrezikshme industriale, si dhe i pjesës së mbetjeve të parrezikshme, të riciklueshme, që duhet asgjësuar, dhe që do të vijë në Shqipëri për t? u depozituar.
Neni 219 i Kodit Penal të Shqipërisë, ?Atentati?.
?Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera të dhunës kundër përfaqësuesve më të lartë të shtetit, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.?
Shumë mire! Por logjika e kësaj dispozite penale thotë se atentati është i legjitimuar kur qëllimi i tij është mbrojtja e rendit kushtetues. Kuptohet në rastin kur ata që e kanë detyrim ta mbrojnë rendin kushtetues e dëmtojnë rëndë atë.
Në rastin e ligjit për importin e mbetjeve është inicuar një proces që do të ketë si pasojë përmbysjen e rendit kushtetues në vend. Këtë e them për faktin se pasi Shqipëria të përmbytet me mbetje të rrezikshme e të parrezikshme (nga këto të fundit pjesa e pariciklueshme që do të mbetet në Shqipëri) atëherë për shkak të pasojave të tyre jeta e njërëzve të këtij vendi do të bëhet e padurueshme, dhe do të ketë trazira e protesta të dhunshme që do të çojnë deri në përmbysjen e rendit kushtetues në vend. Asnjë autoritet shtetëror nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë situatën.
Edi Rama i kupton të gjitha këto, por për të nuk kanë rëndësi, sepse ai nesër mund të largohet nga Shqipëria së bashku me familjen dhe me pasurinë e madhe që ka bërë, ndër të tjera nga të ardhurat e biznisit të plehrave.
Prandaj Edi Rama ka nevojë për hekur në tru që të kthjellohet mendja e tij. Është një e vërtetë e thjeshtë mjekësore se mungesa e hekurit në tru sjell pasoja në proceset cerebrale, që formësojnë dhe mënyrën e të menduarit. Në rastin e Edi Ramës, ka sjellë delirin se mund t? iu bëjë shqiptarë gjithçka të keqe që i thotë imagjinata e tij lakmitare, pas pasur pasoja.





Lajmet e fundit nga