Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Nëse dëgjon apo edhe lexon me kujdes atë çfarë shpërndahet në media apo që ligjërohet nga deputetët si dhe ministrat e qeverisë, të duket se Shqipëria sot jeton në begati dhe prosperitet.
Në fjalimet e tyre nuk ka as papunësi, as krizë, as ulje investimesh, as mos rritje pagash, as dështime buxhetore, as ulje të kredisë, as rritje të azilkërkuesve në vendet e BE-së, as kanabis, as blerje votash, as riciklim deputetësh apo plehrash.
Në fakt, kjo ndodh sepse rilindja përpiqet të riciklojë dështimet në makinerinë e PR që përherë zbulon personazhe të rinj që i japin zë justifikimeve të tyre. Por sado që është një përpjekje titanike nuk mundet të zhbëjnë një të vërtetë të qartë për të gjithë brenda dhe jashtë kësaj salle: Rilindja është në botën e çudirave!
Ndoshta kjo vjen sepse ekonomia sot, falë projekteve edhe vizionit rilindas, është strukturuar në dy nënndarje a. Oligarkët e pushtetit që përfitojnë pafund nga tokat e përbashkëta dhe ato private, nga fondet e taksave tona të rritura nga 2013 progresive dhe b. Kanabistët që kanë ?punësuar? sipas premtimit rilindas zonën rurale të Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol.
Për rrjedhojë, hallet e përditshme të një ekonomie ku norma e interesit për bonot e thesarit ka shkuar negative nuk mund t?i zgjidhë askush në qeveri. Siç edhe nuk kemi asnjë përgjigje për kreditë e këqija ku në një hark 18 muajsh, siç raportohet nga BSH, është fshirë shuma e 32 mld lekëve nga bankat e nivelit të dytë si kredi e keqe fundja sa më sipër nuk është problemi i oborrit rilindas.
Që për detyrë ka të raportoj për një ekonomi që ka qenë e keqe dikur, por sot ajo është duke u zhvilluar dita ditës, por pa dhënë asnjë përgjigje se si ka mundësi që kjo ekonomi në rritje nuk ka kreditim? Ku i gjejnë paratë këto sipërmarrës për të zhvilluar biznesin e tyre kur bankat e nivelit të dytë, sipas raporteve të BSH, vazhdojnë të kenë kreditimin më të ulët?
Ku totali i kredisë për korrikun 2016 është -0.5% më i ulët se qershori 2016. Kur trendi i kredi dhënies si për bizneset edhe për individët ka qenë përgjithësisht negativ duke dëshmuar një ekonomi që nuk gjen frymëmarrjen.
Ndërkohë që Bankat kanë dhënë rreth 59.9 mld lekë kredi për sipërmarrës jashtë vendit, shumë e barabartë sa 4% e PBB të Shqipërisë. Për këtë Shqipëri, Rilindja në botën e çudirave nuk jep llogari dhe as nuk shqetësohet nga rehatia në pallatin magjik duke e lënë Shqipërinë e rritjes ekonomike rilindase vetëm me investimet e para viteve 2013.
Megjithëse ironia e kësaj mazhorance është se përdor shifrat e investimeve para 2013 për të fryrë e mbushur fjalimet boshe.
Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kam dëgjuar asnjë ministër apo ligjërues të mazhorancës apo qeverisë, të flasë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Padyshim, kemi dëgjuar tellallë nga pallati magjik rilindas të flasin për gjithfarësoj halucinacionesh, por nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë për investimet në rënie.
Fjala vjen, asnjë ministër apo profesionist i propagandës zyrtare apo jozyrtare nga lëmi i oborrtarëve nuk na ka shpjeguar se si ka mundësi që mrekullia e kësaj qeverie me ekonominë dhe investimet e huaja në tremujorin e dytë të këtij viti është 31 mln lekë më pak se sa tremujori i dytë i vitit 2013.
Por sado që rilindja hesht në gjithë këtë realitet që po e përjetojmë prej saj a ka ndonjë arsye se përse shqiptarët jashtë pallatit magjik të rilindjes, pra Shqipëria e Rilindjes, nuk gëzon investime?
Një shkak, të cilin e përmenda më sipër, është gjendja e mjeruar e kredidhënies dhe mosbesimi i biznesit tek klima ekonomike. Kësaj i duhet shtuar edhe impakti negativ që vendi ka si pasojë e korrupsionit që sipas Forumit Ekonomik Global ka shënuar një rritje me 10% në vitin aktual.
Dhe unë, nuk jam nga ato deputetë që duan të nxijnë çdo gjë, madje më ka intriguar beteja kundër korrupsionit që kulmoi me vendosjen e sloganit ?Korrpsjon? mu në lulishten e kryeministrisë kohë më parë. Por të shohësh Shqipërinë që përkeqësohet dita ditës dhe shkak ka korrupsionin të humbet dhe ajo shpresë që dikur lindi.
Ç?është më e keqja, nuk është vetëm korrupsioni por edhe sistemi fiskal që është tejet i pafavorshëm jo vetëm në raport me rajonin por edhe për vetë bizneset brenda vendit. Atëherë për çfarë ligjërohet sot në fjalimet të mbushur me eufemizma rilindase për rritje ekonomike?
Padyshim jo për ekonominë e Shqipërisë në kohën e Rilindjes!
Shqipëria e rilindjes gëzohet kur qeveria nuk po rrit taksat por nuk pret të dëgjojë nga oborrtarët dhe konçensionarët e rilindjes për të!
Askush prej shqiptarëve nuk pret më të dëgjojë nga makineria e rëndë propagandistike në pallatin magjik të rilindjes, sa i takon administratës magjike të doganave dhe tatimeve.
Sepse e dimë se askush nuk do të përgjigjet pse arkës së shtetit i mungojnë 22 mln USD për periudhën 8 mujore. Ku vetëm në muajin gusht mosrealizimi ishte 25 mln USD, ndërsa interesant është fakti se TVSH dhe mbledhja e saj regjistron një rënie gjithashtu duke mos u realizuar me 23 mln USD.
Siç nuk presin të dëgjojnë ndonjë argument të shëndoshë prej asnjë rilindësi në botën e çudirave që të shpjegojë se përse qeveria nuk investon në shërbime dhe infrastrukturë. Në botën e tyre, ky vend s?ka nevojë për këto investime por për fasada dhe palma sepse janë ato çfarë u japin jetë investimeve dhe thithjes së investitorëve të huaj.
Kemi hyrë në vitin e fundit qeverisës të një mazhorance që rilindi vetveten dhe privilegjet për një pjesë të saj dhe varfëroi shqiptarët.
Të një qeverie që prodhoi inflacion skandalesh por shqiptarëve u dhuroi deflacionin ekonomik.
Prodhoi ekonominë e kanabisit deri edhe administratën e kanabisit dhe shqiptarëve i dhuroi largimin nga vendi.
Prodhoi parlamentin e inkriminuar, që vrapon nga shtëpia për të votuar reformën në drejtësi.
Largoi investitorët e huaj dhe krijoi oligarkët e pallatit magjik.
Premtoi reformë në arsimin e lartë dhe prodhoi reformën e universiteteve të oborrit.
Në një mandat theu rekordin e premtimeve të pambajtura me refrenin ?fajin e ka Saliu?.
Dhe në fund, por jo nga rëndësia…mos u habisni Rilindjes në Pallatin Magjik do të vazhdojë të prodhojë ngjarje jo në shërbim të shqiptarëve dhe as Shqipërisë, të cilat në fund do të kenë citatin më të dashur të kryeministrit rilindas ?Mos u habisni…nuk keni parë asgjë akoma!?
*Diskutim në Kuvendin e Shqipërisë, 29 Shtator 2016.
Diferencimi i mbetjeve që në burim do të nisë me instalimin ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot...
Vizita dhe takimi i deputetit Spartak Braho me të dënuarin n...
Raportohet përplasja e dy mjeteve në rrugën e kombit, në Mil...
Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për mjekun, Petrit Rexhepi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kreu i qeverisë Ed...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Indrizi, ka reaguar menjëherë pa...
Kryeministri Edi Rama në përgjigjen ndaj ish-kryeministrit E...
Ish-kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në seancë plenar...
Kryeministri Edi Rama përgjigjet ashpër pas replikës së depu...
Pas një fjalimi maratonë të kryeministrit Edi Rama ish-kryem...
Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi duke iu referua...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se importi i m...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dënuar me 2 vite e 4 ...
Analisti Armand Shkullaku ndan të njëjtin mendim me kolegun ...
Operacioni antidrogë i koduar “Shkëmbimi” ka përfundurar me ...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë De...
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend, kërkesën e 2...
Prokurori, Ardian Braho, i cili u akuzua dje në emisonin “St...
Deputeti i Partisë Demokratike Edmon Spaho në diskutimin e t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...