web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Gramsh për parcela droge

21 Shtator 2016, 13:15, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp, akuzon ministrin Tahiri për fshehjen e motivit të vrasjes së 29 vjeçarit në qytetin e Gramshit pasi sipas tij, vrasja ka motiv parcelat me kanabis. Nga selia e PD-së Bogdani tha se qeveria është instrument mbështetës për kultivimin e drogës. ?Vrasja në Gramsh që ka motiv parcelat me kanabis, është tregues i qartë i thellimit të varfërisë, rritjes së konflikteve, dhunës dhe vrasjes, dhe i shtetit që jo vetëm bën sehir ndaj drogës, por bëhet instrument mbështetës; shembull i qartë i të cilës është ministri Tahiri sot, që e fsheh motivet e vrasjes në Gramsh?, është shprehur deputeti i opozitës. Më tej, Bogdani thekson se mbulimi i vendit me hashash është drama më e madhe që po i ndodh vendit. Sipas tij, fitimet i këtij biznesë kriminal pasurojnë vetëm qeverinë duke thelluar sa më shumë varfërinë e shqiptarëve. ?Eshtë e qartë që miliona euro që nxjerr ky biznes kriminal shkojnë në pak duar, pasurojnë vetëm kartelin e Edi Ramës, që përdoren më pas për të blerë dhe votën, për të ruajtur pushtetin e krimit, ndërkohe që vazhdon të thellojë varfërinë e shqiptarëve?, shtoi më tej Bogdani. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga