web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 20 kg kanabis, 1 në pranga

21 Shtator 2016, 12:05, Aktualitet CNA

Operacioni “Kuçi” ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë një shtetas dhe ka sekuestruar 20 kg drogë. Gjatë këtij operacioni janë asgjësuar 42 bimë “Cannabis Sattiva”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, finalizuan operacionin e koduar “Kuçi”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Egli Duka, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në një parcelë me 42 bimë të dyshuara cannabis sattiva të cilat më pas u asgjesuan me anë të diegies. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt kanabis sativa. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga