web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkohej për trafik droge/ Ekstradohet nga Athina 30-vjeçari

20 Korrik 2016, 06:31, Aktualitet CNA

Interpol Athina ka ekstraduar në Tiranë një shtetas 30-vjeçar nga Gjirokastra i cili ishte shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i ekstraduar është Andrea Kadena.

Ai është dënuar me 7.4 vite burg me vendim të formës së prerë për trafik droge të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena.





Lajmet e fundit nga