Rikonstruktimi i Urgjencës në Lushnjë/ Korreshi: Dyshemeja si letër duhani, hekurat si fije shkrepëse
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish pro...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish pro...
Pas vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan, John Kerry në Rusi të dyja palët po afrohen në çështjen e Sirisë. Uashingtoni duket se po afrohet me Moskën. Por optimizmi në të dyja palët është i kufizuar.
“Vetëkuptohet që nuk mund të flitet për moment kthese, por për një shans për të”, shkroi Konstatin Kossaçov në faqen e tij në Facebook. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës Ruse sheh shenja “për një zhvillim të pritur prej kohësh” në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA – në drejtim të një “bashkëpunimi të vërtetë” në Siri. Fjala kyçe: realpolitika.
Këto deklarata gati miqësore të politikanëve rusë në drejtim të Uashingtonit janë bërë veçanërisht të rralla vitet e fundit. Me tepër dëgjoheshin tone të ashpra. Optimizmi i kujdesshëm i Kossaçovit bazohet në marrëveshjet e ministrit të Jashtëm John Kerry në vizitën e tij në Moskë në fund të javës së shkuar. Kerry erdhi në Rusi për të diskutuar për propozimet e SHBA për mënyrën e veprimit në Siri. Në fillim ai u takua me Presidentin Vladimir Putin dhe pastaj negocioi për 12 orë me radhë me homologun e tij rus Sergej Lavrov. Në qendër të bisedimeve ishte zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit në luftën e Sirisë, e cila u negociua në shkurt midis Moskës dhe Uashingtonit. Kjo marrëveshje shkelet herë pas here dhe kalimi në një zgjidhje politike po zgjat.
Shkëmbim i informacioneve të shërbimeve të fshehta
Për rezultatet e bisedimeve më të fundit të dyja palët ranë dakord të heshtin. Për të mos i rrezikuar ato, u tha. Por disa detaje kanë depërtuar në opinion. Kështu qeveria e SHBA thuhet se i ka ofruar Rusisë ndihmë në veprimet kundër grupeve terroriste në Siri, raportoi “Washington Post”. Bëhet fjalë për “një shkëmbim të zgjeruar informacioni”, gjë me të cilën me sa duket kuptohen njohuritë e shërbimeve të fshehta. Medie të tjera informojnë për gjoja themelimin e një “celule të përbashkët”, për të këmbyer informacione të shërbimeve të fshehta.
Uashingtoni nga ana e tij pret që Rusia të heqë dorë së bombarduari civilët dhe ato forca opozitare në Siri, të cilat e mbështesin armëpushimin, shkruan “Washington Post”. Veç kësaj, Moska duhet të bindë aleatin e saj, Presidentin sirian Bashar al-Assad që të bëjë të njëjtën gjë.
Veprime të përbashkëta kundër Al-Nusras
Në qendër të marrëveshjes midis Moskës dhe Uashingtonit është me sa duket luftimi i “Frontit Al-Nusra”, i cili konsiderohet si fraksion sirian i rrjetit terrorist të “Al-Kaidas”. Lavrovi foli në këtë kuadër për “një armik të përbashkët”. Problemi duhet të jetë si të dallohen luftëtarët e “Al-Nusra”-s nga ata që Uashingtoni i quan “opozitë e moderuar” – dhe i mbështet. SHBA e kanë akuzuar disa herë Rusinë se bombardon opozitarë në vend të terroristëve. Prandaj SHBA ka qenë e rezervuar në përcjelljen e informacioneve të shërbimeve të fshehta. Por tani mund të jetë arritur një dakordim në këtë çështje: “Me sa duket ka pasur disa garanci për palën amerikane”, tha Andrej Kortunov, drejtues i Këshillit Rus për politikën ndërkombëtare në bisedë me DW.
Një problem bazë në marrëveshjet midis Uashingtonit dhe Moskës megjithatë është pranimi i tyre prej aktorëve të tjerë në rajon – si Arabia Saudite, Irani ose Turqia – thotë Kortunov. Kortunov dhe ekspertë të tjerë flasin me skepticizmin që karakterizon prej vitesh raportin mes Rusisë dhe SHBA./DW
Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglind...
Katër partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, Lidhja So...
Nëpërmjet investimeve për realizimin e një varg projektesh n...
Botuesi Fahri Balliu është shprehur se Bashkimi Evropian ësh...
Prej afro 25 vitesh merrem me negociatat, me historine, baza...
Policia italiane e qytetit të Frozinonës ka ekzekutuar gjatë...
Kjo është një gjykatëse e Gjykatës së Lartë (e pezulluar) ma...
Deputeti demokrat Igli Cara është shprehur në mbledhjen e so...
Avokati Altin Goxhaj ka ngritur pyetjen se pse Basha nuk aku...
Ambasadori Donald Lu çoi në një tjetër nivel përpjekjet për ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se mosmira...
Shoqata e Bashkive të Shqiperise deklaron se qeveria ka disk...
Deputeti Genc Pollo ka hequr publikimin pro Kryeministrit Ed...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralelizuar shefin e qever...
I nderuar Shkëlqesi Ambasador , Bashkë me fjalën e të gjithë...
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda e ka konsideruar lajm të mir...
Kreu i Kuvendit Meta ka patur një bisedë të gjatë telefonik...
Pasoja më e paktë e futjes në “listën e zezë” është ndalimi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është anglosakso...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...