FOTO/ Ja cfarë shkruante Veliaj për Metën pas publikimit të video-skandalit
Pesë vite më parë, Erion Veliaj do të publikonte një status ...
Vijojnë dëshmitë e grupit të Zenel Shehut para gjykatës, pas arrestimit nga Sigurimi i Shtetit. Arkivat sekrete të CIA kanë zbardhur së fundmi dëshminë e mikut të Zenel Shehut, Halil Branica, edhe ky i kapur nga Sigurimi dhe që i shërbeu këtij të fundit me informacione nga më sekretet në lidhje me operacionet amerikane për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Zbritja e Branicës më 4 kusht 1952 në fakt ishte dekonspiruar, ndaj dhe ai ra menjëherë në duart e Sigurimit. Ja rrëfimi i plotë mbi angazhimin e tij në operacionin e shërbimit sekret amerikan.
I akuzuar Halil Branica, a e pranoni akuzën?
Çfarë keni për të thënë? Çfarë keni bërë?
E kam lexuar dhe e kam kuptuar.
Çfarë keni bërë?
Kam ardhur këtu të spiunoj kundër Shtetit.
Kur jeni larguar nga Shqipëria?
Jam larguar nga Shqipëria më 6 prill 1039.
Përse u larguat në vitin 1939?
Kur forcat fashiste pushtuan Shqipërinë mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut në drejtim të Greqisë. Shkova në Greqi.
Cila ishte detyra juaj si oficer asokohe?
Detyra ime t?i bindesha urdhrave.
Çfarë urdhrash kishe?
Mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut dhe shkova.
Ku duhet të shkonit?
Në Greqi.
Përse në Greqi?
Për të shoqëruar familjen e Zogut.
Çfarë ju detyroi të shkonit në Greqi?
Urdhrat.
Cili urdhër?
Urdhri i komandantit.
Kujt po i shërbenit si oficer?
Unë si oficer i shërbeja atdheut.
Cili ishte atdheu yt asokohe, Zogu apo shqiptarët?
Jo, jo, Atdheu, si dhe ndërgjegjja ime.
Çfarë?
Ndërgjegjja ime.
Atëherë përse nuk i shërbyer ndërgjegjes tuaj?
Unë isha një oficer dhe iu binda urdhrit.
I akuzuari Zenel Shehu pranoi të njëjtën gjë dje. I akuzuari i referohet urdhrave për t?i shpëtuar njollës së zezë mbi veten, bashkë me atë mbi liderin e tyre Ahmet Zogolli. I akuzuari Halil Branica, është një fakt i ditur se Ahmet Zogu ka tradhtuar popullin e tij. Ai ka bërë (bërtet) të njëjtën gjë, jo vetëm në prill të 1939-ës por që kur është ulur në postet e tij në ministritë e Tiranës. Ai ka bërë shumë. Ka pasur shumë oficerë të tjerë që kanë tradhtuar popullin shqiptar në vitin 1939. Halil Branica!
Ka pasur oficerë të tjerë që nuk iu bindën urdhrave të tradhtarit por morën armët e luftuan në portet e Durrësit, Vlorës e Sarandës. Ka pasur njerëz si Mujo Ulqinaku (duke bërtitur) dhanë gjakun e tyre për popullin dhe jo për Zogun. Zogu tradhtoi atdheun, dhe bashkë me të edhe ju i akuzuar keni tradhtuar atdheun. Kur keni ardhur në Shqipëri?
Erdha në Shqipëri në 4 gusht 1952.
Kush ju dërgoi në Shqipëri?
Në Shqipëri më dërgoi Zogu me anë të ndërmjetësimit të amerikanëve … (korrekton veten) më dërguan amerikanët me ndërmjetësimin e Zogut.
Kur keni hyrë në shërbim të spiunazhit amerikan?
Kam hyrë në shërbimin e spiunazhit amerikan pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në nëntor. Ai na thirri dhe na tha: ?Dua të dërgoj dy persona në Shqipëri, ty dhe Zenelin?.
Kur shkoi Zogu në Amerikë?
Zogu shkoi në Amerikë në shtator 1951.
Përse shkoi ai atje? Çfarë dini për këtë?
Ai na tha se donte të blinte një shtëpi në Amerikë dhe të vendosej atje. Por kur u kthye ishte e qartë se nuk kishte qenë ky qëllimi i tij, por kishte qenë atje për qëllime politike. Fakti është se ai na dërgoi në Shqipëri …
Cili ishte ndërmjetësuesi i dërgimit tuaj në Shqipëri?
Zogu ishte ndërmjetësi ynë. Ai na tha: ?Unë do t?ju dërgoj në Shqipëri. Nesër një amerikan do të vijë të flasë me ju për udhëtimin në Shqipëri. Ju do të shkoni atje për të zbuluar mbi gjendjen politike e ekonomike të popullit. Nëse është e mundur, ju duhet të krijoni baza në Shqipëri. Dhe në fakt ditën tjetër amerikani erdhi. Ai foli me Zogun për rreth një orë dhe kur doli shoqërohej nga Hysen Selmani. Unë e pyeta Hysen Selmanin ?Cili është ky?? dhe ai më tha: ?Ky është një amerikan, është mik i joni.
A ju tha Zogu gjë tjetër në lidhje me nisjen tuaj në Shqipëri?
Atë pasdite të marsit, kur ne do të largoheshim për në Shqipëri, Zogu na tha, në prezencë të Selmanit: ?Ju do të shkoni në Shqipëri. Misioni juaj atje është sekret. I deleguari im dhe lideri juaj është Hysen Selmani. Ai do t?ju prezantojë te amerikanët … dhe do të përhapë lajmin se keni shkuar në Amerikë për të menaxhuar pronat e mia atje?. Kështu unë, Zenel Shehu dhe Hysen Selmani me dy motrat e Zogut dhe Haxhi Gjylin u nisëm në fund të shkurtit për në Paris. Hysen Selmani kishte detyrën të na prezantonte te amerikanët. Ne arritëm në Paris më datën 9 mars, qëndruam në hotel Lutecia, dhe më 11 mars një amerikan erdhi në hotelin tonë. Ai donte të fliste me Hysen Selmanin. Amerikani quhej zoti Field, i moshës së mesme dhe me flokë të thinjur. Më vonë Hyseni erdhi e na prezantoi me njeriun që kishte përgjegjësinë e udhëtimit tonë në Gjermani. Më 14 mars ai erdhi përsëri në hotel me dy makina. Ne hymë në makina dhe u nisëm për në Gjermani.
Ku shkuat më pas?
Në Gjermani, pranë kufirit francez, ne ndaluam pranë një pylli dhe ai na dha disa uniforma ushtarake … prej andej ai na çoi në Munih. Në Munih ata na dërguan )ndërpritet nga prokurori)
Përse ju dhanë uniforma ushtarake?
Më falni?
Përse ju dhanë uniforma ushtarake?
Na i dhanë uniformat që të pretendonim se ishim ushtarë dhe jo civilë.
A ju thanë gjë kur iu dhanë uniformat?
Jo, nuk na thanë gjë.
A kishit dokumente kur kaluat kufirin?
Jo, ne nuk kishim dokumente, sepse ishte territor amerikan.
Kaluat kufirin gjermano-francez?
Po por aty të parët e vendit ishin amerikanët. Ne nuk kishim nevojë për dokumente.
Askush nuk ju pyeti për asgjë?
Jo, askush nuk na foli apo na pyeti.
Në rregull. A ju dhanë emra?
Po, na dhanë emra të rremë.
Cilët ishin emrat tuaj të rremë?
Përgjigje ? Zeneli i quajt ?Frederik? kurse unë ?Uilliams?
Kujt tjetër i dhanë emër fals?
Zenelit, Haxhi Gjylit dhe Hysen Slemanit.
Ku shkuat prej andej?
Pastaj udhëtuam nëpër Gjermani dhe shkuam në Munih. U sistemuam në një shtëpi sekrete, të krijuar enkas për agjentë, nën administrim amerikan. Ishte rreth 20 km larg Munihut. Aty qëndruam 6-7 ditë.
Çfarë bënit në shtëpi?
Vetëm hanim e pinim, asgjë tjetër.
Nuk takuat asnjeri në atë kamp?
Kush vinte rregullisht?
Ky zoti Field erdhi përsëri. Ai drejtonte agjentët në Gjermani. Pas 7 ditësh Field erdhi përsëri me uniformë koloneli. Ishte i veshur si oficer dhe na shoqëroi në aeroportin e Munihut. Na çoi atje dhe na hipi në një avion amerikan bombardues me katër motorë. Ai na tha: ?Tani do të shkoni në Greqi. Atje do të ketë njerëz që ju presin?. U ngritëm nga Munihu dhe arritëm në Athinë … (korrekton veten) në Pire.
A ju shoqëroi njeri në atë avion?
Jo. Ishte vetëm piloti.
A ju dhanë dokumente?
Nuk ju dhanë dokumente?
Në rregull, vazhdo.
Kur avioni u ul, një makinë ushtarake iu afrua avionit. Dy njerëz zbritën nga makina dhe na kërkuan të zbrisnim nga avioni.
Si quheshin ata?
Njëri qyhej Xhim kurse tjetri Çarls.
Çfarë ishin ata?
Ishin amerikanë.
Çfarë?
Ishin të shërbimit amerikan të spiunazhit.
Ku ishit ju, në Uashington apo në Athinë?
Në Athinë.
Në Pire.
Po, në Pire.
Kur u ulët a nuk patë roje greke të vinin për të parë avionin?
Më falni?
Zakonisht kur ulet avioni vijnë rojet për kontroll.
Jo, jo, nuk erdhi askush.
I akuzuar, si e shpjegoni që në aeroport nuk kishte fare grekë por vetëm amerikanë?
Unë e shpjegoj sipas njohurisë time. Greqia është territor amerikan.
Kush ishte me ty në Athinë?
Peneli, Haxhi Gjyli, Hysen Selamni, që ishte lideri ynë deri atëherë.
Në rregull. Kush e mori drejtimin në aeroport?
Në aeroportin e Athinës dy amerikanët Xhin e Çarls, të shërbimeve të inteligjencës, ishin në komandë. Ata na çuan në një shtëpi, një shjtëpi sekrete, që menaxhohej ng amaeikanët.
A flisje ti me ata?
Po flisnim.
Vazhdo, ku ju dërguan?
Ata na dërguan në një shtëpi sekrete që drejtohej nga amerikanët. Ditën tjetër dy amerikanët erdhën përsëri dhe lexuan biografinë tonë. Na bënë foto. Ne i pyetëm: ?Përse janë fotot?? ata na thanë: ?Duhet t?i dërgojmë te qendra. Do dërgojmë edhe biografitë tuaja?.
A jua thanë arsyen përse po merrnin fotot dhe biografitë tuaja?
Jo, nuk na thanë. Ata thanë vetëm: ?I duam biografitë tuaja për qendrën?.
A ju kërkuan dokumente të tjera?
Jo, nuk na kërkuan dokumente të tjera.
Ju i dhatë biografinë tuaj të kompletuar?
Çfarë shkruhej aty?
Në biografinë time kisha shkruar emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe …
Çfarë profesioni keni shkruar në biografi?
Përgjigje ? Në dokument profesioni u shkrua si agjent (të qeshura në sallë)
Çfarë bëtë në atë shtëpi?
Kreu i inteligjencës amerikane erdhi të nesërmen. Ai na takoi dhe na tha: ?Ju do të qëndroni në këtë shtëpi dhe do të merrni mësimet që ju japin. Mund të dilni nga shtëpia?. Ai vinte aty shpesh. Gjatë qëndrimit tonë ne bënim atë që thoshte ai.
Çfarë?
Pas disa ditësh në atë shtëpi, ata sollën operatorin radio Tahir Preçi, sepse kishim nevojë për një operator radio me vete. Ai na tha edhe për Hamit Matjanin. Matjani kishte shumë njohuri për udhëtimin tonë në Greqi, sepse Zogu kishte dërguar Irfan Ohrin në Greqi. Me Hamitin erdhi edhe njëfarë Xheladin Tresova. Kur erdhën ata në nisëm trajnimin. Dilnim edhe jashtë për të mësuar sinjalet për avionet dhe lëshimin e mallrave. Dilnim jashtë për shëtitje dhe për të provuar armët që duhet të merrnim me vete.
Për çfarë po stërviteshit?
Po stërviteshim për ecje, sepse duhet të ecnim nëpër male.
Cili ishte qëllimi i stërvitjeve të tjera, si ato për leximin e hartave dhe të busullës?
Na mësuan të përdorim busullën për t?u orientuar, për të mos humbur drejtimin.
Na thoni pse kishit nevojë për to, çfarë ju thanë?
Ne i kërkuam vetë të mësonim hartën dhe busullën.
Jo, jo për atë. Na thoni për mësimet që po merrnit.
Për këtë na mësuan për të ditur të sinjalizojmë me avionët.
Kush i kryente këto leksione?
Leksionet kryheshin nga dy amerikanë që quheshin Xhorxh e Xhim.
E kuptoj që busullën ua mësuan që të mos humbisnit rrugën në Shqipëri. Por cili ishte qëllimi i stërvitjes me armë zjarri.
Pasi duhet t?i merrnim me vete.
Na tregoni përse ju mësuan të qëlloni me armë?
Stërvitja na u dha zoti prokuror për të testuar armët për operacion sepse nuk po vinim këtu si miq por si armiq.
E dimë që po vinit si armiq, por çfarë do të bënit me këto armë?
Armët i kishin për mbrojtje, në rast përplasjesh.
I akuzuari ka frikë të pranojë se atyre do t?u duhet të qëllonin, ose të vrisnin njerëz nëse ishte e mundur. Halil Branica, ashtu si dhe Zenel Shehu, kanë frikë të pranojnë hapur se armët u ishin dhënë në përgatitje të kryengritjes së armatosur, nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për të vrarë bijtë e popullit këtu.
Çfarë bëtë pasi mbaruat kursin e trajnimit?
Pasi mbaruam me kursin dhe 5 ditë para nisjes tonë, kreu i inteligjencës erdhi dhe na tha se do të niseshim më 27 prill. Do të shkonim në drejtim të Kastorias dhe më pas do të hynim në Shqipëri.
Na tregoni nëse ishin ju apo amerikanët që vendosën mënyrën e udhëtimit për të hyrë në Shqipëri. Erdhët me avion apo në këmbë?
Ishim ne që vendosëm për mënyrën e ardhjes në Shqipëri.
Ju vendosët të vinit në këmbë. Kur u larguat nga Greqia?
Më 27 prill. Amerikanët erdhën e na thanë se duhet të niseshim për në Shqipëri. Kështu u pajisëm me armë e ushqim dhe një makinë ushtarake na çoi në fushën ajrore të Pireut. Na shoqëruan dy amerikanë, emrat e të cilëve ishin Xhon e Çarli. Ata i priti një oficer grek, i cili kishte urdhra të posaçme për këtë çështje. Na morën në një makinë tjetër dhe shkuam në një fshat. Nuk e di emrin e tij. Kaluam natën aty. Ata ishin me grekët. Emrat e tyre ishin Hysen Kapllani dhe Hise Neli. Ne i morëm ata me vete pasi ata e dinin më mirë rrugën se Hamiti. Pasi kaluam natën aty, u larguam së bashku. Na shoqëruan një oficer grek me disa ushtarë. Mëngjesin tjetër zbritëm malin Gramos për në Matis. Unë kisha qenë i sëmurë që prej Gjermanisë dhe nuk mund të vazhdoja, prandaj i thashë Zenelit: ?Nuk vazhdoj dot më tej, duhet të kthehem. Nëse bëhem më mirë do të mbaj premtimin dhe do të vij?. Kështu bashkë me një oficer grek dhe disa ushtarë u ktheva në Kastoria, që është në fakt një qendër amerikane. Oficerët grekë kishin vetëm detyrë të shoqëronin diversantët shqiptarë drejt kufirit.
I akuzuar, ju thatë se kur arritët në Kastoria u dorëzuat te një oficer grek me disa ushtarë.
A e dinte oficeri grek ardhjen tuaj?
Ju thashë zoti president, ai ishte i informuar.
Cili ishte i informuar për ardhjen tuaj?
Këta oficerë, oficerët grekë që ishin gjithnjë në kontakt me amerikanët, që kishin detyrë të na shoqëronin te kufiri.
Po ushtarët grekë, a e dinin edhe ata?
Sigurisht, e dinin. Në Kastoria na informuan shërbimet amerikane se një nga grupi ynë ishte kthyer. Pastaj disa ushtarë grekë më shoqëruan në Athinë dhe më lanë në hotelin Carton, ku një amerikan i spiunazhit po më priste. Ai mori një dhomë në hotel dhe më tha të qëndroj aty. Më vonë erdhi Xhoni dhe më tha: Nuk kemi lajme nga Zeneli, dhe nëse nuk marrim lajme deri të hënën do të të dërgojmë në Egjipt pasi nuk mund të mbajmë njerëz kot duke bërë asgjë. Dhe meqenëse nuk morën lajme nga Zeneli ata më dërguan në Gjermaninë Perëndimore me një avion amerikan bombardues. Arrita në Gjermani në Frankfurt. Aty më priste një tjetër amerikan që më çoi në hotel, ku qëndrova 2-3 ditë. Pas tre ditësh erdhi i njëjti amerikan dhe më tha: ?Duhet të rikthehesh në Athinë?.
Vazhdo.
Ai më ndryshoi emrin, vetëm emrin e parë, dhe kombësinë. Tani isha një turk nga Maqedonia. Ai më vuri në një avion suedez që shkonte në Greqi. Atje takova një amerikan që më çoi në një hotel. Ai tha: ?Po shkon mirë, kemi kontaktuar me Zenelin?. Ai tha se puna po shkonte mirë. Qëndrova aty disa ditë dhe morëm lajmin se Halili ishte i kërkuar në Shqipëri. Më 4 gusht hipa në një avion.
Përpara se të na tregoni për nisjen, na tregoni për aktivitetet jashtë shtetit.
Gjatë qëndrimit jashtë?
Po, gjatë asaj periudhe, çfarë keni bërë?
Gjatë qëndrimit tim jashtë nuk kam bërë shumë. Kam qëndruar gjithmonë me Zogun.
A ishit anëtar i ndonjë grupi?
Nuk kam qenë anëtar i ndonjë grupi, por kam qenë në favor të grupit të Legalitetit pasi ishte partia e Zogut.
Me kë keni qëndruar?
Me Zogun.
Cili ishte grupi i Zogut?
Zogu merrte pjesë në grupin e Legalitetit.
Kurse ju nuk ishit anëtar i atij grupi?
Po, isha anëtar i këtij grupi.
Çfarë dini për marrëdhëniet e Zogut gjatë kësaj periudhe? Cilat janë marrëdhëniet e tij me shërbimet amerikane e britanike të inteligjencës?
Kur ishte në Angli ai bashkëpunonte me britanikët, me një ish-ministër britanik në Shqipëri, që tani ishte me shërbimet e inteligjencës. Kur ishim në Egjipt, ai kishte marrëdhënie me njëfarë kolonel Sterling, që kishte jetuar në Siri.
Përse i mbante ai këto relata?
Relata spiunazhi?
Cilat ishin relatat e Zogut me kriminelët e luftës?
Zogu kishte marrëdhënie edhe me kriminelët e luftës. Ndonjë e preferonte më shumë, ndonjë më pak. Ata ishin ish-armiq të tij dhe vinin në shtëpinë e Zogut, si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra e të tjerë.
Përse i mbante ai këto marrëdhënie?
Ai i mbante këto marrëdhënie për të përçarë partinë e Legalitetit … (korrigjon veten) partinë e Ballit Kombëtar.
Pse? Cili ishte qëllimi i Zogut?
Të vinte njërin kundër tjetrit.
Përse e bënte Zogu këtë?
Që t?i ç?organizonte në mënyrë që të mos bashkoheshin.
Që të ishte vetë lider i këtyre kriminelëve.
Çfarë do të fitonte Zogu nëse bëhej lideri i vetëm i këtyre kriminelëve?
Do të njihej nga amerikanët.
Çfarë do të përfitonte ai nga simpatia e amerikanëve? Do të përfitonte vetëm për emrin?
Jo, jo vetëm emrin. Ai do të merrte gjithçka,Partia e Legalitetit do të marrë Komitetin e Shqipërisë së Lirë.
Çfarë do të përfitonte?
Do të merrte dollarët që i jepen asaj organizate.
Ishit ju zyrtar i tij?
Cilat ishin marrëdhëniet e Zogut ne Egjipt me njerëz të tjerë?
Në Egjipt, marrëdhëniet politike?
Çfarë marrëdhëniesh të tjera kishte?
Në Egjipt ai kishte marrëdhënie me pashallarë, pashai Sirai Al Din, ministri i Brendshëm i Egjiptit.
Çfarë marrëdhëniesh kishin?
Kishte marrëdhënie të afërta me të, pasi kishin bërë një marrëveshje për tregtinë e pambukut. Gjithashtu pashai Sirai Al Din dhe ish-mbreti i Jugosllavisë Peter, e dinin marrëveshjen. Ata kishin një marrëveshje për tregtinë e pambukut të Egjiptit në Shtetet e Bashkuara, kur ishin bashkë bënin përgatitje për biznesin e tyre.
Ishte e lejueshme kjo tregti në Egjipt?
Meqenëse ai ishte ministër i brendshëm, i lejohej.
Kur u nisët për në Shqipëri?
U nisa për në Shqipëri më 4 gusht 1952.
Nga ku?
Nga Greqia.
Kur u nisët?
Siç ju thashë, kur arrita në Gjermani duhet të kthehesha në Shqipëri sepse Zeneli më kishte kërkuar.
Kur erdhët në territorin shqiptar?
Më 4 gusht 1952.
Kush ua dha letrën?
Ma dha një amerikan i quajtur Xhon.
Cila ishte përmbajtja e letrës? A e lexuat?
Po, e lexova, letra thoshte ?Na dërgoni tre shokë?.
Ashtu?
?Sa njerëz nga policia e sigurisë kemi bindur për kauzën tonë?? (të qeshura në sallë)
Çfarë tjetër?
Asgjë tjetër.
Kur erdhët në Shqipëri?
Më 4 gusht 1952.
Kur ju arrestuan?
Në të njëjtën ditë. Zbrita, dhashë fjalëkalimin ?Berat?. Fjalëkalimi për të kontaktuar Zenelin ishte ?Burrel?. Unë u dhashë dorën, dhe atë moment më arrestuan. Unë thashë: ?Çfarë është kjo?? (të qeshura në sallë) Siguria? (të qeshura në sallë; bie zilja për vendosjen e qetësisë)
Është e vërtetë shokë gjykatës, se i akuzuari Halil Branica u kap në momentin kur hyri në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë. për këtë lavdërojmë forcat e sigurisë besnike ndaj Parisë dhe popullit. Rroftë popullor dhe forcat tona të sigurisë … (duartrokitjet në sallë bëjnë të pakuptueshme fjalinë) Çfarë materialesh kishit me vete?
Pajisje ushtarake dhe armë.
Pajisje ushtarake?
Kisha një pushkë të gjatë.
Jua thashë më parë. Kisha pushkë sepse po vija këtu si armik e jo si mik.
Çfarë dokumentesh kishit kur u arrestuat?
Një letër.
Kjo është letra?
A kishit kartë identiteti?
Po, kisha.
Çfarë lloj karte identiteti?
Një kartë identiteti me emrin Ahmet Jusuf.
Kush ua dha?
Shërbimet amerikane.
Përse ju dhanë një emër të rremë?
Për të fshehur identitetin nëse duhet të prezantohesha me dikë.
Keni gjë për të thënë avokat?
Asgjë
E pranoni akuzën i pandehur?
Për atë që keni bërë?
Pesë vite më parë, Erion Veliaj do të publikonte një status ...
Treni i udhëtarëve të linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur sot...
Policia e Fierit ka arrestuar 2 shtetas të shpallur në kërki...
Donald Trump u bë të martën mbrëma zyrtarisht kandidati për ...
Monedha vendase, leku u forcua ndjeshëm ndaj monedhës së për...
Interpol Athina ka ekstraduar në Tiranë një shtetas 30-vjeça...
Udhëheqja turke e bën Fethullah Gylenin përgjegjës për përpj...
...
Pas vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan, John Kerry në ...
Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglind...
Katër partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, Lidhja So...
Nëpërmjet investimeve për realizimin e një varg projektesh n...
Botuesi Fahri Balliu është shprehur se Bashkimi Evropian ësh...
Prej afro 25 vitesh merrem me negociatat, me historine, baza...
Policia italiane e qytetit të Frozinonës ka ekzekutuar gjatë...
Kjo është një gjykatëse e Gjykatës së Lartë (e pezulluar) ma...
Deputeti demokrat Igli Cara është shprehur në mbledhjen e so...
Avokati Altin Goxhaj ka ngritur pyetjen se pse Basha nuk aku...
Ambasadori Donald Lu çoi në një tjetër nivel përpjekjet për ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se mosmira...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...