"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Elvi FUNDO
Ndoshta s?e meriton t?i përgjigjesh aspak lojës të pisët me porosi e paguar dhe urdhëruar nga Henri Çili, ose Neimi, emri i tij i lindjes. Një lojë që erdhi së fundmi edhe me një koment sa qesharak aq dhe të neveritshëm, por disa fjalë të vërteta opinioni duhet t?i mësojë. Gjithçka në kurriz të opozitës, e instrumentalizuar nga tregtarë influencash dhe individë që kërkojnë vend në sofrën e pushtetit. Pas kritikave nga disa zëra kundër, analizave dhe argumentave të tyre vjen dhe një përpjekje banale me ide për parti të re. Thjesht dhe vetëm sepse disa njerëz në PD mendojnë ndryshe nga kryetari. Një ide që do të shitet si qokë ndaj kryetarit të PD, por në fakt është shërbim ndaj kryeministrit.
Shkrim me porosi nga Rama
Shkrimi i porositur nga Çili dhe i publikuar nga një vartës i tij i mirë paguar, nuk kërkon të bëjë gjë tjetër veçse të tërheqë vëmendjen nga analiza që duhet të bëjë opozita. Kjo për disa arsye. Në këtë analizë, disa nga dështakët më të mëdhenj janë njerëzit e suportuar nga UET-i dhe Çili, përfshi këtu edhe heqjen si teoricien, opinionist apo mendim i djathtë i autorit të shkrimit, i cili në fakt është një mercenar dhe asgjë më shumë. Më lart theksova se tërheq vëmendjen nga analiza që duhet të bëjë opozita, dhe vërtetë kërkon të ndezë edhe frymën e përçarjes. Të ketë kundërshti, debat dhe përplasje idesh nuk do të thotë të kemi parti tjetër opozitare, pasi shumica e atyre që flasin dhe kërkojnë qëndrim tjetër nga PD, janë opozitarë me eksperiencë dhe demokratë idealistë të padiskutueshëm, aq sa Lulzim Basha nuk është bërë ende, edhe pse është kreu i PD. PD bëhet më e fortë dhe Basha kryetar më i mirë dhe i gjithëpranueshëm po vlerësoi dhe reflektoi ndaj kritikave. Një përçarje e PD,një parti tjetër do e dobësonte dhe sakatonte më shumë opozitën, këtë ide hedh mercenari.
Mercenarët e UET-it
Kjo në thelb i intereson pagatorit të mercenarit. Çili kërkon një opozitë të dobët, që ta mjelë dhe përdorë sipas interesave. T?ia mbyllë gojën për gati një vit siç bëri për ligjin e arsimit të lartë, apo më keq akoma, të marrë peng opozitën. Peng, duke emëruar kllounë dhe fytyra qesharake të pabesueshme, thjesht se dalin nga laboratori i tij siç është UET. Pasojat janë zgjedhjet e 21 qershorit.
Faktet janë të padiskutueshme. Në Durrës ideoi dhe drejtoi ekipi i UET, gjithçka deri në qelizë. Nuk mund të them se nuk donin fitoren e produktit të tyre simbolik Gridës, por rezu
ltati foli vetë. Ishte më shumë se i turpshëm, një humbje e neveritshme. Thjesht sepse stafi i UET-it që Grida mori nga pas për fushatën, ja prishi edhe atë pak punë që dukej pozitive në imazhin e saj.
Më tej Vlora, ku pikërisht mercenari i Çilit, që shkruan porosinë e rradhës me pagesë merrte direkt lekët vetë. Ky ideator i djathtë dhe mendimtar çonte fatura me dhjetra mijëra euro si shpenzime në fushatën e PD në Vlorë, ku luante rolin e njeriut të drejtonte, shkruante, stilizonte dhe ndërtonte fushatën e PD. Demokrat me pagesë. Që në fakt në Vlorë e bëri lëmsh edhe pse u pagua.
Dorëzonte fatura që shkonin dhjetra mijë euro, sepse ky fushatist dhe stafi i UET që i shkonin nga pas do bënin çudira. Thjesht nuk bëjnë asgjë. Ata thjesht bëjnë qejf, hanë, pinë dhe zhgërryhen hoteleve si derrat në llucë, mbushin xhepat dhe pastaj lënë fotografinë. Mori minimumin historik, disa dhjetra mijëra euro dhe erdhi në Tiranë duke shkruar porosinë e radhës si mercenar, këtë herë kërkonte disa fitore.
Të njëjtën gjë kanë bërë në Korçë në vitin 2011, ku Çili i UET, për një shkrojtës dhe një klloun në fushatë kërkoi 30 mijë euro, që s?i mori kurrë nga PD, por u pagua nga vetë produkti i tij kandidat për Bashkinë e Korçës në atë kohë.
Pak histori klienteliste
Pra Naimi, Lela dhe mercenarët e shumtë të UET, hedhin ide thjesht për interesa të tyre personale jo të opozitës. Ajo ju duhet vetëm për t?i rrjepur ndonjë lekë në ditën e saj më të zezë. Çili, licensat dhe gjithçka i mori
gjatë qeverisë të PD, në 2007 punoi me Ramën, në 2011 kundër tij me Bashën, në 2013 me PD dhe Berishën. Dhe këto lëvizje thjesht dhe vetëm për interesat e tij dhe të UET.
Çili gjithmonë ka ?dashuruar? Ramën, kur i duhej Pollo e gjente dhe dashurinë e re, e kështu me radhë. Sot në 2015 nuk ka ikur tek Rama, ai atje ka qenë, thjesht me mercenarët e tij jetoi më mirë dje, kur sillej sikur adhuronte Berishën. Për Çilin, kryeministri sulmoi universitetet një vit më parë.
Raportet nxirrnin që UET dhe TBU duhet të ishin të parët që duhet të mbylleshin, por jo nuk ndodhi. Operacioni u ideua nga Çili dhe u urdhërua nga Rama. Tani ai po bën ligjin e arsimit të lartë. Bota akademike e gjitha kundër, opozita heshti për muaj me radhë. Ideatori, përgatitësi Çili, Basha miratoi në heshtje, Rama voton një gjoja reformë. ?Gjyqi? që i bën opozita është qesharak dhe banal.
Është po Çili që nga ana tjetër hedh ide për përjashtime, përçarje të opo
zitës, apo parti të reja. A ka shërbim më të mirë dhe shpërblyes ndaj Ramës? Pra Lela dhe pagatori i tij, qokat ndaj Ramës nuk mund t?i shesin si ndere dhe ide ndaj Bashës. Për këtë duhet të jetë i bindur, pasi Basha nuk duket të ketë projekt të bëjë konferencë në Labinot. Ndoshta kjo shqetëson dikë, por është e pamundur për të ndodhur. Mercenarëve dhe shefave të tyre kjo ju vlen shumë, ata duan t?i bëjnë shërbimin e radhës Ramës, të kenë një opozitë sa më të përdorshme, për të kapur edhe institucione të pavarura si rasti banal i Lelës me AMA-n apo shokëve të tij në TVSH. Gjithçka ndodhi pikërisht me dijeninë e Bashës.
PD-ja humbi
Pa harruar teoritë e mercenarit se koordinatorët janë vetë ideja e opozitës, që në fakt shumica e tyre, përjashto ndonjë kokërr ishin apatikë, pa ide, të paaftë, jo rezultativë, dembelë, thjesht fasadë që presin një kockë nesër. Shumica vlejnë, shumë, shumë herë më pak se Shaban Memia.
Mercenari i çuar në SHBA për shkollim nga Mero Baze mendon ndryshe, por është e pamundur që Berishistët, kritikët, njerëzit me mendim ndryshe e shumë të tjerë që nuk mendojnë si produktet e Çilit, të bëjnë parti tjetër.
Ata e kanë partinë e tyre, të cilën po luftojnë ta bëjnë më të mirë duke i thënë shqip Bashës: ?Ne kemi humbur?. Askush nuk i ka thënë: ?Ti ke humbur?, megjithëse individualisht kanë fituar, pikërisht atje ku nuk pranuan UET-in dhe mercenarët e tipit Lela. Pikërisht prandaj ata janë problem. Sepse në fund, e vetmja e humbur është PD-ja, që pagoi mercenarët, Çilin me soj e sorollop.
Për stanin e tij dhe ca të tjerë rezultati ishte vërtetë impresionues. Në fakt ishte një katastrofë për historinë politike të PD-së.
Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me të dy të pl...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg paraditen e sotme një nga ...
Pasagjerët në transportin publik në kryeqytet nuk duhet të k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka drejtuar par...
Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar n...
Ka vijuar edhe gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin, p...
Pas 36 orësh të bllolkuar në target, ka marr fund aventura e...
Kryeministri Edi Rama, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ...
Komediani Bill Cosby ka pranuar gjatë një dëshmie gjyqësore ...
Ndërsa vazhdon fushata për Shtëpinë e Bardhë, një prej kandi...
A ka një opinion publik global? Studjues të opinionit nga e ...
Ndërkohë PS fituese e zgjedhjeve mbledh Asamblenë Kombëtare,...
*Nga Çim PekaPas përfundimit të zgjedhjeve lokale si provë e...
Pas presionit në rritje nga BE dhe SHBA, kryeprokurori Adria...
Liljana Hoxha ka botuar në shtypin e ditës disa faksimile le...
Një krim brenda familjes është parandaluar pasditen e sotme ...
Disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit me uj...
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e...
Një ditë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Komb...
Katër automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Libr...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...