Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Turqi shtohen dyshimet për një fitore të bindshme të AKP-së. Forcimi i partisë kurde HDP mund ta dëmtojë atë.
Me gati 50 për qind të votave partia konservatore islame AKP, në pushtet që nga viti 2002, arriti para katër vjetësh rezultatin e saj më të mirë zgjedhor deri tani. Ajo ka sot, megjithë disa largime të disidentëve, 312 nga 550 vendet në parlamentin e Ankarasë. Para zgjedhjeve të 7 qershorit kërkesat janë edhe më të larta. Rexhep Tajip Erdogan, i cili edhe pas transferimit të tij në pallatin presidencial vitin e kaluar ka mbetur de facto kreu i AKP, kërkon publikisht 400 vende në parlament për projektin e tij të një sistemi presidencial. Me këtë shumicë dërrmuese AKP mund të realizonte pa vështirësi çdo ndryshim të kushtetutës, që i nevojitet Erdoganit për të forcuar postin e presidentit.
Sondazhet të paqarta
Megjithatë shumë sondazhe e konsiderojnë të paarritshëm për AKP numrin e 400 mandateve. Edhe sondazhet, që parashikojnë një përsëritje e fitores më të madhe të AKP të vitit 2011, arrijnë në përfundimin se në parlament nuk do të hyjnë më shumë se 375 deputetë. Gjithsesi kjo do të ishte e mjaftueshme për AKP, që të mund të ndryshojë e vetme kushtetutën.
Shumica e sondazheve presin një rezultat më të ulët të AKP-së dhe e vendosin partinë në pushtet diku ndërmjet 40-47 për qind. Edhe me një rezultat të tillë AKP do të mbetet forca më e madhe politike. Por për të qeverisur e vetme do të jetë vendimtare, nëse partia kurde HDP do ta kalojë pragun dhjetë për qind e të hyjë në parlament. Me HDP në parlament AKP sipas disa llogaritjeve mund të humbasë shumicën absolute të vendeve.
Partia kurde ndiqet me kujdes
Edhe vetë zëvendëskryeministri dhe veterani i AKP-së Bulent Arinç pranoi kohët e fundit se 11-12 për qind janë të mundshme për HDP. Rritja e popullaritetit të partisë kurde i dedikohet edhe njërit prej kryetarëve, Selahatin Demirtas, një politikani 41-vjeçar, i cili është një brez më i ri se Erdogan dhe udhëheqësit e tjerë turq. Demirtas bën gjithçka për të rritur potencialin elektoral të HDP përtej votuesve kurdë duke e paraqitur atë si një parti moderne të majtë.
Deri tani duket se kjo funksionon, thotë politologu Behlul Ozkan, nga universiteti i Marmarasë në Stamboll. “Edhe nga gjuha e tij Demirtas është krejtësisht ndryshe nga politikanët më të moshuar, ai ka arritur që të bëjë për vete edhe votues (jo-kurdë) në perëndim të Turqisë”, tha Ozkan në një intervistë me Deutsche Welle. Votuesit e pavendosur ose të pakënaqur me partitë laike dhe nacionaliste opozitare, CHP dhe MHP, si edhe me AKP, përbëjnë një potencial për Demirtasin.
Të çara në AKP
Rritja e popullaritetit për yllin politik Demirtas lidhet ngushtë me një tjetër faktor të rëndësishëm për zgjedhjet: “Vendimtare do të jetë, nëse votuesit janë mërzitur me Erdoganin, apo jo”, thotë gazetari Okay Gënensin, kolumnist në gazetën e përditshme “Vatan” për Deutsche Welle. Erdogani dominon politikën turke prej 13 vjetësh dhe dëshiron ta zgjerojë pushtetin e tij me futjen e postit presidencial. Çështja e sistemit presidencial është “motivi kryesor i zgjedhjeve”, thotë Gënensin.
Anketat japin informacione kontradiktore, nëse Erdogan mund t’i bëjë për vete votuesit me projektin e tij për president apo jo. E qartë është se pretendimi i Erdoganit për pushtet has madje edhe në rezistencën e qeverisë. Për kryeministrin Ahmet Davutoglu thuhet se promovon kundër dëshirës sistemin presidencial.
Polarizimi i shoqërisë
Për ta forcuar sa më shumë të jetë e mundur AKP-në, Erdogan, ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, vazhdon të bëjë një polarizim të fortë mes mbështetësve të qeverisë dhe kundërshtarëve të saj. Sidomos pas pengmarrjes së një prokurori në Stamboll nga ekstremistët e majtë, që përfundoi me vdekjen e tij, vëzhguesit presin tensione të reja. Një gazetë besnike e Erdoganit akuzoi lëvizjen e protestës Gezi. Deri tani Erdogan ka përfituar gjithmonë nga polarizimin e shoqërisë, vë në dukje kolumnisti Gënensin.
Por nuk është e thënë se receta e Erdoganit do të ketë sukses edhe kësaj rradhe. Polarizimi është një mjet për të motivuar pasuesit e tij, i tha anketuesi Tarhan Erdem gazetës “Bugün”. Por kjo nuk do të thotë, se në këtë mënyrë AKP do të mund fitojë votues të rinj.
Në kuadër të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektr...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazh...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazh...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor qëndror dhe degët e tij n...
Në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit hebraik të Nisanit, për t...
Një ngjarje e rëndë në kufijtë e terrorit ka ndodhur mbrëmje...
Me rastin e festimit të Pashkëve, Papa Françesku ka pagëzuar...
Aksident me pasojë dy kalimtare të plagosura ëshrë regjistru...
Apple pritet që të krijojë telefonin që është rezistent ndaj...
Pretenca e përpiluar nga grupi i prokurorëve të Krimeve të R...
Nga Kastriot MYFTARAJDuke folur në ceremoninë për gjashtë vj...
Sa më të mëdha bëhen ndërmarrjet, aq më shumë ulet përqindja...
Një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga sht...
Ministri i financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, pritet të...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...