web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi ndaj Bamit/ Sekuestrohen pamjet filmike në polici

27 Mars 2015, 11:44, Aktualitet CNA

Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë bërë të mundur sot sekuestrimin e disa pamjeve filmike të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, lidhur me pretendimin e Durim Bamit të akuzuar për kërcënim ndaj familjes.

Pamjet që janë sekuestruar kanë të bëjnë me ditët kur Durim Bami qëndronte në polici, ku dhe besohet se është kërcënuar se po foli mbi të vërtetën e ngjarjes do ti vriten fëmijët.

Durim Bami, i njohur si atentatori në çështjen ?Doshi?, është thirrur sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për t?u marrë në pyetje si i pandehur. Ai tashmë akuzohet vetëm për kallëzim të rremë, pas rrëzimit të akuzës ?vrasje të funksionarëve të lartë publikë, mbetur në tentativë.?





Lajmet e fundit nga