web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushë Krujë/ Autorët të maskuar grabisin një banesë

27 Mars 2015, 11:27, Aktualitet CNA

Një banesë në Fushë Krujë ka rënë pre e grabitjes me maska. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Bubq, ku dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë mundur të grabisin banesën në pronësi të shtetasit Agim Ajazit.

Në momentin e grabitjes në shtëpi nuk ndodhej asnjë njeri, ndërsa banorët të fshatit pohojnë se kanë parë dy persona të maskuar që ecnin me vrap drejt një makine që i priste në daljë të fshatit.

Policia e Krujës e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga