web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ground controll-birra e parë kozmike

24 Mars 2015, 09:02, Kuriozitete CNA

Ninkasi Brewing nga Oregona,kompania e cila merret me prodhimin e pijeve, në vitin 2014 ka filluar programin e vet kozmik A me qëllim që të dërgojë të tharmin në gjithësi ku do të kalonte disa çaste në gjithësi në gjendje të papeshë dhe pasi të kthehet në Tokë nga ai do të prodhonte një birrë me shije unike. Birra me emrin Ground Control përmban mel, lajthi, kakao dhe natyrisht tharmin kozmik. Kjo birrë unike do të prezantohet më 13 prill. Sikur dhe çdo mision në kozmos, edhe ky nuk ka filluar pa probleme. Së pari lansimi në korrikun e vjetëm nuk ishte i suksesshëm pasi fluturakja që barte farën e birrës u rrëzua në Nevada, 15 km pas fluturimit. Lancimi i dytë në tetor ishte i suksesshëm. Kompania Ninkasi Brewing u bashkua me firmën UP Aerospace nga Denveri dhe me raketën SpaceLoft 9 dërguan në kozmos 6 fuçi përplot me tharm në lartësinë 120 km. Pasi tharmi kaloi katër minuta në gjendjen pa peshë në ekzosferë, u kthye në Tokë në Oregon. Dhe kështu lindi birra Ground controll.





Lajmet e fundit nga