Çështja ‘Doshi’, sot në Prokurori dëshmojnë Meta, Tahiri e Rama
Një ditë pasi deputeti Tom Doshi dëshmoi për atentatin në Pr...
Ligji i ri për arsimin e lartë, tashmë i përpunuar në një variant përfundimtar dhe që janë përfshirë një pjesë e sugjerimeve, favorizon sërish Universitetin Evropian të Tiranës të Henri Çilit. Pasi mori 360 doktoratura dhe bllokoi studimet e ciklit të tretë për universitetet publike, Henri Çili, ka diktuar një tjetër parashikim në ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili favorizon UET. Bëhet fjalë për numrin e doktorantëve që mund të udhëheqë një drejtues shkencor në të njëjtën kohë. Sipas një udhëzimi të vitit 2012, firmosur nga ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, një udhëheqës shkencor me titullin akademik ?Profesor i asociuar ? udhëheq jo më shumë se 2 doktorantë. Në ligjin e ri të Ministrisë së Arsimit kjo shifër është dyfishuar, duke shkuar në katër doktorantë. Dyfishimi i numrit favorizon hapur UET, i cili ka sot monopolin e doktoraturave në Shqipëri. Siç dihet numri i profesorëve që ka UET nuk u përgjigjet numrit të madh të doktorantëve. Kjo është konstatuar edhe në raport-kontrollin e MAS në fund të vitit 2014. Me këtë ndryshim synohet të mbulohet një nga skandalet më të mëdha të UET që është mashtrimi me raportin profesor/doktorant. Por jo vetëm kaq, pasi është rritur numri i doktorantëve edhe për drejtuesit me gradën ?Profesor?, nga 5 që ishte në ligjin e vjetër, me ligjin e ri një profesor mund të udhëheqë jo më shumë se 6 doktorantë. ?Drejtuesit shkencorë të doktorantëve duhet të kenë titullin ?Profesor? ose ?Profesor i asociuar? dhe mund të udhëheqin, respektivisht, jo më shumë se gjashtë dhe jo më shumë se katër doktorantë në të njëjtën kohë. Ky numër përfshin të gjitha udhëheqjet që personeli akademik i kategorisë ?Profesor? ndjek në institucionet e arsimit të lartë ku ai është i angazhuar?, përcaktohet në pikën 6 të nenit 78 të ligjit të ri.
Kriteret e pranimit në doktoraturë
Sipas ligjit të ri, studimet e doktoratës zgjasin jo më pak se tre vite akademike dhe jo më shumë se pesë vite akademike. Në përfundim të studimeve të doktoraturës lëshohet diploma e gradës shkencore ?Doktor?. Ashtu siç ka qenë më parë, edhe tani kushti bazë është pasja e një diplome të nivelit ?Master Shkencor?, si dhe gjuha e huaj. ?Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të tretë është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht), e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri?, thuhet në nenin 77 të ligjit të ri. Një tjetër përcaktim është se studimet e doktoratës mund të zhvillohen me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Por në atë me kohë të pjesshme përfshihen vetëm ata doktorantë që janë punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. ?Kur studimet e doktoratës zhvillohen në bashkëpunim midis institucioneve të arsimit të lartë, pjesë të procesit kërkimor mund të zhvillohen pranë institucioneve bashkëpunuese. Numri i studentëve doktorantë përcaktohet nga njësia bazë dhe projekti kërkimor i çdo doktoranti përcaktohet në varësi të projekteve kërkimore të kësaj të fundit. Për kryerjen e studimeve të doktoratës, studenti mund të përfitojë edhe financime nga subjekte të tjera apo të vetëfinancohet?, thuhet në draft.
Titujt akademikë
MAS në ligjin e ri ka përcaktuar edhe kriteret për fitimin e titujve akademikë. Sipas draftit, për fitimin e titullit ?Profesor i Asociuar? mund të aplikojë personeli akademik që gëzon gradën shkencore ?Doktor?, përmbush standardet shtetërore për fitimin e titullit dhe është personel akademik i kategorisë ?Lektor?, prej së paku pesë vitesh. Për fitimin e titullit ?Profesor? mund të aplikojë personeli akademik që gëzon prej së paku pesë vjetësh titullin ?Profesor i asociuar? si dhe përmbush standardet shtetërore për fitimin e titullit. Gjithashtu përcaktohet se personeli akademik që mban titullin ?Profesor? pas daljes në pension, në vlerësim të veprimtarisë së spikatur akademike, me propozim të njësisë bazë ku ka zhvilluar karrierën e tij dhe me vendim të senatit akademik, i akordohet titulli ?Profesor Emeritus?.
Programet e ciklit të tretë të studimeve
Në draft janë përcaktuar qartë edhe programet që përfshihen në ciklin e tretë të studimeve. Sipas tij, aty bëjnë pjesë jo vetëm doktoraturat, por edhe programet ?Master Ekzekutiv? dhe programet e studimeve specializuese afatgjata. ?Programet e studimeve ?Master Ekzekutiv? ofrojnë arsimim të një niveli të lartë shkencor dhe profesional. Ato kanë kohëzgjatje normale një ose dy vite akademike dhe organizohen përkatësisht me 60 ose 120 kredite. Ato përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diploma ?Master Ekzekutiv? në fushën e arsimimit të kryer. Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta. Ato zgjasin jo më pak se dy vite akademike dhe organizohen me jo më pak se 120 kredite?, përcaktohet në projektligj.
Një ditë pasi deputeti Tom Doshi dëshmoi për atentatin në Pr...
Reshje të dendura dëbore kanë rënë ë qarkun e Dibrës, Mësohe...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shteteasin Ferit Mana, 50 v...
‘Gjatë epokës përpara fustanëve me shirita, internet drejtoh...
Gazetari Arjan Çani është shprehur në rrjetin social Faceboo...
Policia e Tiranë ka zbardhur detaje të reja rreth motiveve t...
Në studion e ‘Top Story’, analistët Mustafa Nano, Skënder Mi...
Në një intervistë ekskluzive në “Top Story” deputeti Tom Dos...
Të gjitha Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore Rajonale në vend po ...
Partia Demokratike ka vendosur te enjte te zhvilloje nje pro...
Ujësjellësi Kanalizime Tiranë ka njoftuar se ka bërë hapje t...
Një person i quajtur Artan Rustemi dyshohet se është mbytur ...
Deputeti Tom Doshi, i ftuar në emisionin “Top Story” të gaze...
Në një apartament të varfër të Mynihut, ndodheshin më shumë ...
Reshjet e dëborës në Kukës kanë shkaktuar bllokim të autostr...
Gazetari dhe komentatori Mustafa Nano duke analizuar videon ...
Është e njohur si “Porta e Parajsës” dhe nëse shikon tavanin...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe ...
Përparim i vërtetë nuk pritet as nga vendimet e reja për pol...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje që Shte...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...