web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tom Doshi: Edi Rama ju lut Dritan Priftit te publikohej videoja

5 Mars 2015, 20:45, Aktualitet CNA

Deputeti Tom Doshi, i ftuar në emisionin ?Top Story? të gazetarit Sokol Balla, ka folur në lidhje me videon e publikuar nga Dritan Prifti, në të cilën dukej Ilir Meta që kërkonte të përfitonte 700 mijë euro nga afera korruptive.

?Kemi qenë bashkë me Priftin dhe Ramën. Dritani e informoi  Edi Ramën se dispononte një video ku shfaqej Ilir Meta. Unë nuk isha dakord në atë kohë që video të publikohej megjithatë vendosa të mbështes Ramën për  publikimin e kësaj video. Edi Rama i tha Dritan Priftit ?Just Do It?, për të nënkuptuar që ta bënte publike videon dhe i premtoi që do të ishte deputet i Partisë Socialiste. Më pas Prifti më ka thënë se nuk i zinte besë Edi Ramës por unë ia mbusha mendjen sepse kisha besim te Rama në atë kohë”,u shpreh Doshi.





Lajmet e fundit nga