web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjuetarët gjejnë një foshnjë rinoceronti 10,000 vjeçare të ngrirë

5 Mars 2015, 22:45, Aktualitet CNA

‘Gjatë epokës përpara fustanëve me shirita, internet drejtohej nga kafshë të vogla.’ Por pas zhdukjes së tyre gjuetarët kanë mundur të gjejnë disa kafshë shumë vjeçare. Tashmë teksa varret e tyre të akullta po shkrijnë kërkuesit po i rizbulojnë përsëri këto kafshë si Sasha, një rinoceront leshtor i vogël.
Kjo foshjnë rinoceronti ka kaluar plot 10 shekuj e ngrirë në akull. Në shtator dy gjuetarë, duke lundruar në Siberi vunë re diçka që ju tërhoqi vëmendjen, dukej si një dre i ngordhur. Pasi e kuptuan gabimin e tyre ata panë trupin e nje rinoceroni. Javën e kaluar ata e dërguan trupin e tij në Akademinë e Shkencëtarëve të Republikës Sakha.
Sasha është një prej disa rinocernotëve leshtorë ende të pa zbuluar. Ekspertët dolën në përfundimin se ajo ishte vetëm 18 muajshe kur kishte ngordhur. Zbulimi i saj mund të ndihmojë kërkuesit të kuptojnë më mirë këtë lloj rinoceronti leshtor, kushtet e jetesës së tyre si janë zhvilluar ata dhe si lidhen ata me rinocerontët e ditëve të sotme.
Nga ajo që kishte mbetur prej saj, dhe sipas skeletit të këmbës, shkencëtarët dalluan një vesh, një sy, dy brirë dhe një pjesë të madhe të mbuluar nga leshi. Por pjesën më të rëndësishme të studimeve shkencëtarët do ta bazojnë tek studimi i AND-së së saj. Nëse ata do të mund të bëjnë një model të përafërt ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë se sa e përafërt është kjo specie me rinocerontët e sotëm.

 





Lajmet e fundit nga