web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e Berishës/ Reagon Prokuroria: Emrat janë bërë publik

6 Mars 2015, 13:39, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas deklarateve të ish kryeministrit Sali Berisha se nuk ka marr asnjë kërkesë për të dëshmuar.

Organi i akuzës sqaron se marrja në pyetje vendoset sipas një grafiku që diktohet nga nevojat e hetimit dhe se ky grafik përdoret për të menaxhuar sa më mirë procesin e dëshmitarëve.

Prokuroria deklaron se janë thirrur persona që kanë dijeni lidhur me cështjen ?Doshi? dhe se emrat janë bërë publik  në njoftimin zyrtar.

Gjykata për Krimet e Rënda pritet të jap sot masën e sigurisë për të dyshuarin kryesor Durim Bami, i cili shfaqet në video dhe është i akuzuari kryesor si porositës për vrasjen e deputetit Tom Doshi.

 





Lajmet e fundit nga