web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi: I vetmi akt "burrnie" i Ilir Metës është ngritja e shtangës

6 Mars 2015, 11:29, Aktualitet CNA

Përmes një postimi në facebook, Kreu i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi  ka shkruar se Meta nuk po vepron as me zgjuarsi dhe as politikisht, por është një sjellje që tregon një akt paburrnie, i cili ka si qëllim vetëm pushtetin dhe paratë.

?- Ne 1999, Ilir Meta, zevendeskryeminister, beri pakt me Nanon qe ti fuste “thiken” pas shpine mikut te tij Kryeministrit Majko. Nano u be kryetar i PS, Meta u be Kryeminister.

– Ne 2001, Ilir Meta, Kryeminister, futi korrupsionin ne parti duke i blere mbeshtetesit ne PS te mikut te tij kryetarit Nano dhe synoi t’i rrembente partine. Nano reagoi fort, dhe Meta humbi edhe qeverine.

– Ne 2011, Ilir Meta, zevendeskryeminister, filmohet me bllokun e korrupsionit te 700 mije eurove duke bere pazare me mikun e tij minister. 21 janari u organizuar nga Edi Rama per bllokun e Ilir Metes. Pasojat e 21 janarit lidhen drejperdrejt me Ilir Meten.

– Me 1 Prill 2013, Ilir Meta, numri dy i mazhorances se Berishes, shiti aleatin e tij Berisha per pazarin me kundershtarin Edi Rama qe deshi ta fuste ne burg dhe kishte mbushur kancelarite europiane me dosjet e korrupsionit te Metes.

– Me 23 qershor 2013, Ilir Meta ngriti ne sistem blerjen e votes se shqiptareve te varfer per te blere pushtet.

– Me 2014, Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit, akuzohet se ka porositur vrasjen e deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Ilir Meta hante dhe pinte me Tom Doshin si miq.

– Me 2015, Ilir Meta refuzon te largohet nga posti i numrit 2 te shtetit. Kerkon te mbaje pushtetin dhe “imunitetin” e postit sepse ka frike te ulet para drejtesise si deputet i thjeshte.

Me siguri, radhen e ka miku “per koke” Edi Rama. Sigurisht edhe ky i fundit ia ka futur disa here Metes, dhe Meta e di shume mire. Mos te rafte shansi te kesh miqesi te tilla!

Disa e quajne kete sjellje te Metes si zgjuarsi, disa e quajne pragmatizem dhe te tjere e quajne politike. Ne fakt eshte nje kronike e gjate PABURRNIE qe ka si qellim vetem pushtetin dhe paratë? shkruan Bylykbashi në facebook.

 

 





Lajmet e fundit nga