web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Ministri Naço vizitë të papritur te Hipoteka, mungonin disa punonjës

6 Mars 2015, 13:08, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka kryer një inspektim të rastësishëm në Zyrën e Hipotekës në Vlorë. Gjatë inspektimit të ministrit është konstatuar se disa punonjës nuk ishin paraqitur në punë.

Pas inspektimit, Naço u shpreh se u ndie i zhgënjyer nga ajo cka pa. Ai tha se do të merren masa për punonjësit që nuk ishin paraqitur në punë.

Gjithashtu Ministri Naço hodhi idenë  e ngritjes së një grupi pune, pasi sipas tij, Ministria e Drejtësisë është e vendosur në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.





Lajmet e fundit nga