web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta, LSI, vjedhja, krimi dhe politika

4 Mars 2015, 09:47, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Ilir Meta quhet politikan i ri dhe modern, po në fakt është I vjetër sa politika e demokracisë shqiptare, në rast se mund të quhet e tillë. Ndoshta me moshë më të vogël se disa nga drejtuesit e tjerë të partive por më jëtë gjati dhe më spektakolari në politikat e tij. Meta ka qenë kryeministër 31 vjec dhe ju vodh thesari, asgje histori me qymyr, gomerë ngarkuar me flori. Meta bëri ?luftë? me Fatos Nanon liderin historik të PS, përcau të majtën krijoi parti të re dhe e nxori në opozitë partinë mëmë. Meta është njeriu që futi sistemin e dhunës dhe terrorit për vota, kujtojmë zgjedhjet e vitit 2001. Meta futi sistemin e blerjes së votës më lekë, jo vetëm në zgjedhje por edhe në struktura politike të partisë. Kjo është publike me dhjetra dëshmi.

Ilir Meta është njeriu i parë që krijoi një parti sekt dhe nga inati i vjerës shkonte me mullixhiun, por kur kthehej nuk takonte vjerën por kishte qejf vjerin. Blloku i Ilir Metes ne xhepin e majtë të xhaketës, parë live nga të gjithë shqiptarët, është një tjetër deshmi e mënyrës sesi funksionon ai. Kalbëzimit të sistemit politik ku jetojmë dhe formës që Meta i ka dhënë LSI-së, apo mënyrës si ai drejton. Qoka, gjoba, shuma të mëdha parash për të mbijetuar. Kapje e shtetit dhe marje peng në pika kyce deri aty sa për bllokun e Ilir Metës ka 4 viktima, ai kapërcen ylberin dhe gjaku i tyre fshihet nga dy gisht letër me shkrim e një pazar i gjatë më gojë. Para dhe Pushtet.

Dje në Opinion Artur Zheji ish-kandidat për deputet I LSI-së, pjesw e sektit të korruptuar tw sistemit, tha se demokracia është me fortë kur ka 3 parti, pra një forcë që vendos balancat e pushtetit. Por Zheji nuk tha që kjo forcë është e korruptuar. Që kjo force blinte vota edhe në Durrës ku Zheji ishte kandidat për deputet. Zheji haroi vjedhjen e votave, terrorin, korrupsion e krimin kur Meta ishte kryeministër. Zheji haroi 21 janarin, korrupsion e ministrave Haxhinasto dhe Naco që shiten për 6 muaj 300 mijë ton naftë bruto në favor të klientesës së tyre politike dhe pagatore të fushatës. Zheji harroi të thoshte se kjo nuk është force politike por sekt i korruptuar ku piramida funksionon me pagesë. Në rast së nuk e di mund të shkojë ta shohë si funksionon në Korcë apo gjetkë.

Vjedhjet, abuzimin dhe korrupsionin e kemi të denoncuar në dhjetra e dhjetra raste, por BLLOKU I METËS, ështe simboli i makutërisë në këtë vend. Me lart janë jo pak raste abuzimesh dhe vjeshjesh që ndodhin rastësisht kur Meta është në pushtet, dy herë thësari, apo tenderat e naftës, apo tani me rrugët dhe projektet e bujqësisë, apo abuzimet e drejtorëve të LSI-së të cilët rëndom deklarojnë se në fund të muajit duhet të cojnë haracin tek partia, etj etj.

Krimi më i madh Ilir Metës nuk është vetëm vjedhja, por shkatërrimi i sistemit demokratik dhe futja e blerjes së votës. Në momentin kur e kuptoi se nuk ecej më me dhunë e teroror, filloi blerjen. Në zgjedhjet e fundit pati dhe raste ndalimesh nga policia. Por ato ishin shumë pak, përballë turmës së bletëve që pllenonin lulet (votuesit).

Kjo është plaga e një sistemi që ngrihet më pas mbi korrupsion, kërkon shpërblime, ofiqe dhe sjell kërcenime apo akuza për vrasje. Një sistem që ngrihet mbi para të pista krimi dhe korrupsioni, nuk mund të prodhojë gjë tjetër por vetëm krim dhe korrupsion.

LSi-ja dhe politika kanë fytyrën e Ilir Metës, kryetarit të korruptuar në opinion publik, por të pafajshëm nga gjykata. Me disa specialistë të Metit të Kristalit, që dha qindra e qindra diploma për LSI, por që nxori dhe ekspertë të cilët thanë se video nuk ekziston dhe ajo që patë nuk ishte e vërtetë. Por këtu fajin e ka Saliu dhe vërtet në këtë rast fajin e ka Saliu. Por ky i fundit kujtoi se do ishte me jetë gjatë më Metën në krah, por gjarpri në gji nuk mbahet.

Tani pas akuzave për vrasje të dy ditëve të fundit ka dhe një veprim që ndodh shpesh më Metën kur sulmohet dhe është në hall.

Të gjithë të flasin dhe të thonë dicka. Me vrap, Meta, Spartak Braho, Petrit Vasili, Ylli Manjani, ky i fundit ka haruar cfarë tha në 21 janar, disa këshilltarë të tij, pseudoanalistë e kështu me rradhe. Në 24 orë dje degjoje sektin e korruptuar të Ilir Metës, shpurën e tij, që ka ngrënë e lugën e corbës të prishur në tavën e tij, të flasin dhe akuzojë, të heqin vemendjen nga thelbi dhe ta cojë tek Saliu. Prapë tek Saliu, thua se Meta e ka haruar që Saliu ja hoqi hallkën nga fyti, por pikërisht këtu e ka pasur vërtet fajin Saliu.

Gjithsesi këto rrjeshta janë pak për Ilir Metën, sektin dhe shpurën e tij. Janë shumë pak dhe ky vend do ketë të njëjtat histori dhe të njëjtat pasoja për sa kohë do ketë Ilir Metat dhe hijenat që e ndjekin nga pas.





Lajmet e fundit nga