web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Indi/ Majmuni Chunmun, trashëgimtari i vetëm i çiftit

19 Shkurt 2015, 10:12, Kuriozitete CNA

Një çift Indian, i cili u armiqësua me familjarët për shkak se ata nuk kishin miratuar martesën e tyre, kanë vendosur që t?ia lënë trashëgim të gjithë pasurinë, një majmuni që e mbajnë si kafshë shtëpiake.

Brajesh Srivastava dhe gruaja e tij Shabista i thanë BBC-së se kishin qenë të vetmuar për shumë vjet, përpara se të blinin majmunin e tyre të quajtur Chunmun në vitin 2005 për 500 rupi, afërsisht 8 dollarë.

Çifti që nuk ka fëmijë, e rriti majmunin sit ë ishte biri i tyre.

Srivastava është hindu ndërsa bashkëshortja e tij, është muslimane dhe martesat ndërfetare janë ende të palejueshme në disa pjesë të Indisë.
Srivastava tha se të dyja familjet i kishin mohuar pas martesës dhe se ata ndjeheshin të vetmuar derisa blenë majmunin.

?Ai ishte i vogël, më pak se një muajsh dhe nëna e tij kishte vdekur?, thotë gruaja. Ajo e ushqen majmunin Chunmun me qumësht, fruta dhe gatime të shtëpisë. Dhoma e tij ka kondicioner.

Në vitin 2010, çifti organizoi edhe një dasëm për të martuar Chunmun me një majmune femër të quajtur Bitti Yadav.





Lajmet e fundit nga