web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

24- vjeçarja pa tru të vogël

20 Janar 2015, 21:15, Kuriozitete CNA

Një 24- vjeçare nga Kina shkoi në spital pasi kishte marrje mendsh si dhe përzierje. Mesiguri ajo nuk priste të merrte vesh se nuk kishte celebellum. Cerebellum ose siç njihet ndryshe, truri i vogël, është i rëndësishëm për kontrollet motorike si dhe për disa funksione njohëse. Në imazhin që shihni shfaqet skaneri i trurit të vajzës në fjalë si dhe ai i një truri normal. Truri i 24-vjeçares, në të majtë, dallohet qartë se i mungon korteksi. Megjithatë, fakti që ajo ka jetuar pa këtë pjesë vitale për njeriun tregon aftësinë e mrekullushme adaptuese të trurit të njeriut si organ. Vajza mësohet se kishte patur probleme me kontrollet motorike. Ajo kishte mundur të fliste për herë të parë në moshën 6 vjeç, ndërsa të ecte në moshën 7 vjeçare. Kjo është një gjendje shumë e rradhë shëndetësore. 24-vjeçarja kineze është një nga 9 personat e vetëm në histori që kanë arritur të mbijetojnë pa cerebellum. Nuk ekziston një diagnozë e saktë për gjendjen e saj megjithatë sipas disa studimeve, njerëz me këtë problem vdesin të rinj. Mjekët thonë se është një mrekulli që ajo ka mbijetuar kaq gjatë.





16:52 Kuriozitete

Kercenon me banane

Një person ka sulmuar një autobus në Brazil duke pretenduar ...

Lajmet e fundit nga