web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zemërgjerësia e një lypësi

17 Dhjetor 2014, 14:09, Kuriozitete CNA

Një lypës në Angli ka bërë lajmin e ditës në mediat botërore.Dominique Harrison-Bentzen, një studente në Preston, ka treguar se si ai i kishte ndihmuar me 3 funtet e fundit që të kthehej sigurt në shtëpi javë më parë, dhe tani ka nisur një fushatë për ta kthyer të mirën e lypësit. Studentja ka treguar se një natë kishte humbur kredit kartelën kur i pastrehu i kishte ofruar 3 funtet e fundit për t?i ndihmuar. ?Unë papritur kuptova se nuk kisha para dhe i pastrehu mu afrua me 3 funtet e vetme që kishte. Ai insistonte që t?i merrja për të paguar një taksi që të kthehesha sigurt në shtëpi?, ka thënë studentja për të pastrehun që është identifikuar me emrin Robbie. Ajo nuk i kishte pranuar ato para, por ishte prekur shumë nga akti i burrit dhe kishte nisur një mision për ta ndihmuar atë. ?Postova në Facebook një status që të më ndihmonin ta gjeja Robbien dhe të nesërmen kuptova që nuk isha personi i vetëm të cilit ai i kishte ndihmuar?, shtoi ajo. ?Robbie kishte ndihmuar shumë njerëz në rrugë, duke iu kthyer kuletat e humbura kalimtarëve dhe kishte ofruar mbështjellës të ndryshëm për të mbajtur lypësit e tjerë nxehtë gjatë natës?.





Lajmet e fundit nga