web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

1 Tetor: Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

30 Shtator 2014, 22:00, Kuriozitete CNA

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve që shënohet në 1 Tetor, dhe në bazë të një raporti të fundit është arritur në përfundimin se Norvegjia është vendi më i mirë për t?u plakur. Ky përfundim është në sajë të një indeksi që mat mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç. Më konkretisht, Indeksi Global për Mbikëqyrjen e Moshës ka bërë hulumtimin në 96 vende. Në renditjen e parë ai ka vendosur Australinë, Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa në fund Afganistanin. Më tej raporti vlerëson se në vitin 2050, 21 % e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç. Ky studim është arritur duke analizuar disa indikatorë kryesorë. Indeksi ka bërë matje në katër fusha të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e të ardhurave, shëndetësinë, aftësinë personale dhe përshtatshmërinë e mjedisit. Pas Norvegjisë, raporti rendit Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë





22:00 Kuriozitete

Gjyshja futbolliste

Stërvitja nuk njehë moshë! Një gjyshe nga Italia arriti që t...

Lajmet e fundit nga