Shansi i karrierës, mesfushori i kombëtares do transferohet Serisë A
Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, është gati pë...
Një sezon fantastik në Itali dhe tani momenti për shiritin e kapitenit dhe golin e parë me Shqipërinë U21. Medon Berisha nuk dëshiron të ndalet me kaq. Kombëtarja A dhe Champions League janë synimet e tij të mëdha, ndërkohë që pret edhe debutimin me Leccen në Serie A.
Mesfushori i ri ka rrëfyer në rubrikën “Talenti Shqiptar” fillimet në futboll, për të vijuar më pas me rritjen, ftesën e marrë nga Kombëtarja dhe lojtarët që e motivojnë për të ecur përpara në karrierë.
Medon, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
Futbollin e kam nisur që në moshë të vogël, kur isha 5 vjeç. Babai im ka luajtur vetë futboll kur ishte më i ri, mendoj se e kam trashëguar nga ai dëshirën për ta luajtur këtë sport të bukur. E gjithë familja më qëndron pranë, por sidomos babai. Kur isha i vogël ai nuk humbi kurrë një stërvitje apo një ndeshje timen. Edhe tani te Lecce vjen të më vizitojë dhe të më përkrahë shumë shpesh. Flas me të pas çdo ndeshje dhe ai më ndihmon të përmirësohem.
Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U21? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?
Kisha nderin të përfaqësoja fanellën kuqezi dhe isha shumë i lumtur. Nga ndeshja e parë me Shqipërinë U21 më kujtohet që isha shumë i emocionuar kur e këndova himnin kombëtar.
Çfarë do të thotë për ju të mbanit shiritin në miqësoren me Bullgarinë? Madje shënuat edhe golin e parë me Kombëtaren U-21…
Isha shumë i lumtur që ma besuan shiritin e kapitenit. Ndjej një përgjegjësi shumë të madhe prej kësaj. Sa i takon golit të parë të shënuar me fanellën kuqezi, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme.
Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?
Këtë sezon u bëmë kampionë të Italisë dhe unë munda ta ndihmoja skuadrën me 11 golat dhe 5 asistimet e mia. Ishim një ekip shumë kompakt dhe kemi luftuar gjithmonë deri në fund. Morëm vendin e parë gjatë sezonit të rregullt dhe në fund fituam edhe “play-off”-t.
Veç sezonit të mirë me 19-vjeçarët e Lecces, ishit edhe në stol kundër Interit në Serie A. Si ndiheni për këtë?
Mendoj se është një ëndërr për çdo lojtar të luajë në Serie A. Ishte një atmosferë fantastike me tifozët vendas. Ai grumbullim me Leccen më jep edhe më shumë motivim për të punuar dhe për të përmbushur ëndrrën time.
Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?
Më duhet të mendoj direkt për Lorik Canën. Ai ishte një idhull për mua kur isha më i vogël dhe ndiqja Kombëtaren. Loriku ishte një luftëtar dhe një udhëheqës i vërtetë. Nga lojtarët e huaj them Cristiano Ronaldo, sepse respektoj mentalitetin e tij. Ai ka treguar se me punë mund të arrish gjithçka.
Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do u bashkoheni atyre?
Jam i lumtur të dëgjoj dhe të shoh shqiptarë që luajnë në ligën më të mirë italiane. Do punoj shumë për t’ia dalë edhe unë. Shpresoj që Lecce të ma japë këtë mundësi.
Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?
Sigurisht, ka shumë potencial në futbollin shqiptar. Mund ta shihni që Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet shumë modern. Shumë shpejt futbolli shqiptar do të ketë një të ardhme dhe perspektivë të mirë.
Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?
Synimi im është të luaj për kombëtaren A të Shqipërisë dhe të kem mundësinë të luaj në Champions League. Nuk mund të them një emër në gjurmët e të cilit dua të eci. Dua ta ndërtoj vetë rrugën time në futboll.
Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, është gati pë...
Tregu arab i futbollit po shndërrohet në një minierë ari, ...
Gianluigi Buffon mund të mos e mendoj pensionimin nga futbol...
Erjon Hoxhallari është futbollisti më i ri i Tiranës. Lajm...
E çuditshme, por e vërtetë, pas Marçelo Brozoviçit, skuadra ...
Komentatori sportiv anglez, Riçard Kejs, ka përfunduar në ...
Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami në MLS u zyrtariz...
Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Igman Konji...
Inter Miami nuk ndalet vetëm me afrimet e Messit dhe Busqu...
Tetë herë kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu, të rikthyer kë...
Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka qen...
Ragip Xhaka babai i Granit dhe Taluant Xhakës ka kujtuar tor...
Liverpool ka zyrtarizuar një tjetër afrim në mesfushë. Bëh...
Amir Rrahmani shkëlqeu këtë sezon me Napolin teksa ka qenë...
Kosta Vangjeli do të jetë afrimi i radhës te skuadra e Skë...
Edhe impenjimi social ka një çmim. Barcelona në ditët e kalu...
Me Marcelo Brozovic që mund të zyrtarizohet te Al Nassr që...
Milani kërkon të bëjë shumë ndryshime në këtë merkato vere p...
Napoli është ende në pushime dhe përveç ndryshimeve në staf,...
Një rast i paprecedentë është regjistruar në Copa Sudamerica...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...