Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Shqipëria U-21 e nis me fitoren 1-2 ndaj Armenisë fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Golat e realizuar nga Stiven Shpendi dhe Arlind Rexhepi vendosën fatin e kësaj sfide të rëndësishme për Shpresat kuqezi.
Trajneri Alban Bushi hodhi në fushë 11-shen titullare: Simoni; Ismaili, Bajrami, Dajko, Buxhelaj; Berisha, Pecani, Bibo; Kurtulan, Shpendi, Rexhepi.
Që në pjesën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bushi ishin dukshëm më superiorë, duke tentuar që në minutat e para golin në portën kundërshtare. Berisha pati një mundësi mjaft të mirë në minutën e 12-të, pas një asisti të bukur të dhuruar nga Arda Kurtulan. Mesfushori godet me të majtën me topin që shkon ngjitur me shtyllën. Më pas Shpendi ka një mundësi të mirë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh, por bllokohet nga armenët.
Në minutën e 28-të vjen goli i parë i Shqipërisë. Stiven Shpendi ndërmerr një inkursion personal në krahun e majtë, duke goditur me të brendshmen në shtyllën e dytë të portierit, e duke i dhënë kështu avantazhin kuqezinjve.
Nëntë minuta më vonë, është Arlind Rexhepi ai i cili dyfishon shifrat për Shqipërinë. Pecani ndërmerr përsipër një goditje këndi, duke dërguar topin në zonën kundërshtare. Në këtë moment përfiton Arlind Rexhepi, i cili e çon topin në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-0 për Shqipërinë e drejtuar nga Alban Bushi. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, trajneri shqiptar bën një zëvendësim në fushën e lojës, duke hedhur në fushë Enis Asanin në vend të Stiven Bibos.
Sakaq, gjatë pjesës së dytë pati edhe një ndërprerje të rrymës elektrike që zgjati gati 10 minuta. Në minutën e 75-të rifilloi sërish loja. Trajneri Bushi bën edhe tre zëvendësime të tjera në radhët e kuqezinjve, duke hedhur në fushë Agan Mjakin, Cristian Shpendin dhe Klevi Qefalijan në vend të Ismailit, Kurtulan dhe Asanit.
Tarakhchyan ngushton shifrat për armenët, pas një kundësulmi të shpejtë të mesfushorit Iskenderian. 1-2 rezultati i ndeshjes në minutën e 88-të. Arbitri i sfidës akordon edhe 14 minuta shtesë për shkak të ndërprerjes së ndeshjes.
Takimi mbyllet me rezultatin 1-2, me kuqezinjtë e Alban Bushit që e nisin mbarë këtë fushatë eliminatore në Armeni. Më 12 shtator, Shqipëria do të presë Rumaninë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 18:30.
Tashmë është zyrtare, Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhe...
Shqipëria barazoi 1-1 mbrëmë me Çekinë në Pragë në sfidën ...
Shqipëria do të luajë të dielën kundër Polonisë, ndeshje e...
Shqipëria ia doli të merrte një pikë me shumë vlera ndaj R...
Klima në kombëtaren e Polonisë nuk është aq pozitive sa e pa...
“Topi është i rrumbullakët, futbolli është kudo”– kështu e...
Superiorja do të luajë ndeshjet e javës së 3-të në mesjavë...
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj, ka dhënë një d...
Nedim Bajrami padyshim ishte heroi i mbrëmjes për Shqipërinë...
Olivier Giroud u detyrua të largohej para ndeshjes së djes...
Kombëtarja spanjolle ka regjistruar një tjetër episod të çud...
Pika përballë Republikës Çeke ishte e artë, kjo për vetë p...
Argjentina e ka nisur me këmbën e mbarë, fushatën kualifikue...
Çekia dhe Shqipëria nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me...
Shqipëria merr një pikë të artë në Pragë kundër Çekisë duke ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka k...
Mirlind Daku ka qenë shumë i emocionuar për debutimin e tij ...
Shqipëria ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Çekisë, në nd...
Shqipëria ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Çekisë, në ndeshjen e...
Është mbyllur pa gola, pjesa e parë në sfidën Çeki-Shqipër...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...