web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Selman Stërmasi” gati, pritet të luhet ndeshja e Superiores

9 Shtator 2025, 17:59, Sport CNA

“Selman Stërmasi” gati, pritet të luhet ndeshja e

Ndeshja e javës së tretë në Superiore, mes Tiranës dhe Flamurtarit mund të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Klubi bardheblu ka shprehur dëshirën për të luajtur në këtë impiant, duke rikthyer atmosferën tradicionale dhe tifozët pranë skuadrës. Një përballje e tillë do të shënonte një moment të veçantë për historinë e duelit mes dy ekipeve.

Megjithatë, zhvillimi i takimit varet nga vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila po shqyrton nëse stadiumi i plotëson kriteret e sigurisë.

Ditën e hënë është kryer inspektimi nga ana e FSHF-së, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret të enjten. Në rast të miratimit, “Selman Stërmasi” do të rikthehet në qendër të futbollit shqiptar. Bardheblutë shohin këtë ndeshje si një mundësi për të afruar sërish tifozët.





Lajmet e fundit nga