web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesfushori i Juventus-it drejt PSG-së, italianët presin Kolo Muani-n

25 Qershor 2026, 09:48, Sport CNA

Mesfushori i Juventus-it drejt PSG-së, italianët presin Kolo Muani-n

Khephren Thuram mund të luajë një rol të rëndësishëm në rikthimin e Randal Kolo Muani-t te Juventus-i gjatë merkatos së verës.

Paris Saint-Germain ka shfaqur interes për mesfushorin bardhezi gjatë kontakteve që klubet kanë zhvilluar për sulmuesin francez. Edhe pse dy operacionet konsiderohen të ndara, një transferim i mundshëm i Thuram drejt Parisit mund të lehtësojë negociatat për kthimin e Kolo Muani-t në Torino.

Aktualisht, vlera e Thuram në treg vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa ajo e Kolo Muani-t rreth 20 milionë euro. Megjithatë, PSG vijon ta konsiderojë sulmuesin një investim të rëndësishëm, pasi e bleu nga Eintracht Frankfurt për afro 100 milionë euro dy vite më parë.

Klubi francez nuk dëshiron të regjistrojë humbje financiare nga shitja e lojtarit dhe për këtë arsye e vlerëson atë në nivele të larta.

Nga ana tjetër, Thuram do ta mirëpriste një rikthim në Francë, ku do të kishte mundësinë të luante me kampionët e Europës dhe të rikthehej në vëmendjen e kombëtares franceze.





Lajmet e fundit nga