web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deliallisi: Arbitri ishte për të drejtuar te U-13, me Partizanin do jetë histori tjetër

6 Mars 2024, 20:09, Sport CNA

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli pas humbjes dhe eliminimit nga Vllaznia në Kupë.

Tekniku i shijakasve, kishte pretendime për gjykimin, ndërsa shtoi se ekipi duhet të luajë me të njëjtin entuziazëm edhe në kampionat.

"Kishim ardhur për të dhënë gjithçka dhe e kishim objektiv kalimin më tej. Dua të komplimentoj djemtë, sepse treguan se mund të japin më shumë sesa në ndeshjet e fundit. Me të njëjtin entuziazëm do luftojmë për mbijetesën. Për mënyrën si e arbitroi ndeshjen, është arbitër për U-13.  

Në fillim ishim mirë dhe po kontrollonim gjithçka. Kur shënuam për 2-1, kishim një tjetër mundësi me Zekën, që mund ta godisnim kundërshtarin. Nuk kam problem konkurrencën, sepse idetë i kam të qarta. Do luajnë ata që sakrifikojnë dhe luftojnë. Kampionati është në kushte ku duhen pikët. Duhet të japim gjithçka nga vetja.

Ndeshja e kampionatit të dielën (me Partizanin), do të jetë histori tjetër. Kualitetin e kemi, por duhet të jemi më të kujdesshëm në momente vendimtare.", tha Deliallisi. 





Lajmet e fundit nga