Rritet papunësia në Shqipëri, veçanërisht te moshat e reja
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, në 3 muajt e...

Pranvera ishte përvëluese në pellgun e Mesdheut. Një valë e të nxehtit në prill, regjistroi temperatura deri në 20°C më të larta sesa zakonisht në Algjeri, Marok, Portugali dhe Spanjë. Shkencëtarët hezituan të fajësonin ndryshimet klimatike për një pjesë të caktuar të kushteve atmosferike.
Por tani janë më të sigurt. World Weather Attribution, një rrjet i modeluesve të klimës, ka llogaritur se vala e të nxehtit është bërë rreth 100 herë më e mundshme nga gazrat serë që grumbullohen në atmosferë.
Në një studim të botuar më 26 maj në “Climate and Atmospheric Science”, Nikolaos Kristidhis, klimatolog në Qendrën Hadlej, një degë e Zyrës Britanike të Meteorologjisë, analizoi se çfarë mund të ndodhë në vijim në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme në një botë të ardhshme gjithnjë edhe më e nxehtë.

Ata ishin veçanërisht të interesuar se sa shpesh rajoni mund të presë të shohë ditë, në të cilat termometri do të shënojë temperatura mbi 50 gradë Celcius. Dr.Kristidhis dhe kolegët e tij përdorën të dhëna nga një duzinë vendesh rreth rajonit, nga Turqia dhe Spanja në Egjipt në Katar.
Në fillim ata simuluan kushtet në një botë para-industriale, në të cilën njerëzit nuk kishin filluar ende të ndryshonin ndjeshëm atmosferën. Zbuluan se ditët me temperatura 50°C, ishin praktikisht të pamundura në ato kushte.
Mund të ndodhnin vetëm në Arabinë Saudite dhe në brigjet e Tunizisë. Dhe madje edhe atëherë, vetëm një herë në shekull apo më shumë. Më pas ekipi ripërtëriti modelet e tij, duke përdorur një skenar standard mesatar për emetimet e ardhshme.
Ai supozon se vendet do të bëjnë disa përpjekje për të frenuar ndryshimet klimatike, por për këtë nevojiten disa masa vërtet radikale. Në atë skenar, niveli i dioksidit të karbonit shkon në rreth 600 pjesë për 1 milion deri (ppm) në vitin 2100, nga rreth 420 ppm që është sot.
Ata zbuluan probabilitetin që të paktën një ditë në vit temperatura t’i kalojë 50°C, u rrit me shpejtësi nga mesi i shekullit për të gjitha vendet, përveç vendeve aktualisht më të ngrohta të Mesdheut, si për shembull Spanja. Deri në vitin 2100, ditë të tilla do të bëhen ngjarje që do të ndodhin një herë në dekadë në të gjithë Mesdheun dhe Lindjen e Mesme.
Ndërkohë temperatura mbi 45°C ka të ngjarë të përjetohen çdo vit. Kjo nënkupton më shumë thatësira dhe zjarre (vitit 2022 ishte sezoni i dytë më i keq i zjarreve rekord në Evropë, dhe shumica prej ishin të lokalizuara në Mesdhe).
I nxehti ekstrem shkrin rrugët, prish binarët në hekurudha dhe e bën të rrezikshme punën në natyrë. Valët e të nxehtit po shkaktojnë tashmë 8 për qind të të gjitha vdekjeve të lidhura me motin. Temperaturat dhe lagështia shumë e lartë mund të parandalojnë që njerëzit të nxjerrin nxehtësinë e trupit përmes djersitjes, gjë që mund t’u marrë jetën. Vendet në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme janë mësuar me të nxehtin. Por e ardhmja do të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara./ Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, në 3 muajt e...
Edhe për ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të ...
Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Përdorimi i fjalës “turp” nga të rriturit i tregon fëmijës...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve...
Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellim...
Në Shqipëri, bizneset e drejtuara nga gratë janë tre herë ...
Edhe për javën që presim përpara vendi ynë, por edhe një p...
Në Shqipëri fenomeni i fëmijëve të pashoqëruar azilkërkues...
Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas...
Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqean...
Gjatë vizitës që zhvilluan sot në katedralen e Shën Shtjef...
Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e...
Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e masave ajro...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...