Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e nënës së Kryemadhit
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...

Në seancën e sotme plenare është zhvilluar interpelanca me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupajn, për investimin në Zvërnec, kërkuar nga opozita.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj i drejtoi disa pyetje ministrit lidhur me projektin që është planifikuar të bëhet.
“A bini ju dakord me faktin se mund të jetë pronë private brenda zonës së mbrojtur dhe mund të trajtohet si parcelë ndërtimi e zakonshme, apo statusi mjedisor përcakton vlerën ekologjike dhe jo pronësinë mbi tokën? A jeni ju ai që i jeni përgjigjur Komisionit Europian se e keni pezulluar projektin dhe a kishte një projekt? Sepse jeni i njëjti individ që keni thënë se nuk ka projekt, ndërkohë që përmenden shifra konkrete. Ka dokumente që tregojnë se 4 leje janë dhënë për atë projekt.
Sqaroni, a ka leje zhvillimi, a ka leje ndërtimi, a ka projekt apo nuk ka? Si është dhënë miratimi apo dakordësia për leje zhvillimi pa vlerësim të ndikimit në mjedis? Ndërkohë që detyrimi është që ky proces të ndodhë para se të jepet leja e zhvillimit. A mund të miratohen rrethime, rrugë aksesi dhe ndërhyrje të tjera pa u vlerësuar ndikimi mbi dunat, pyllin bregdetar dhe korridoret ekologjike?”, tha Zhupa.
Në përgjigje, Jaupaj u shpreh se nuk duhet të vihet në dyshim angazhimi i qeverisë për mbrojtjen e natyrës, pasi, sipas tij, ka fakte dhe ligje që e provojnë këtë. Më tej shtoi se projekti i Zvërnecit do t’i nënshtrohet një analize të thelluar për ndikimin në mjedis. Ndër të tjera, u shpreh se legjislacioni shqiptar nuk vendos ndalime, por kushte se si duhet të realizohen.
“Askush s’mund të vërë në dyshim angazhimin tonë për natyrën, sepse është i matshëm. Është debat i shëndetshëm dhe i nevojshëm, por duhet të mbështetemi te faktet, ligjet dhe shkenca.
Së pari, janë ngritur pretendime se procedura mjedisore është anashkaluar. Faktet tregojnë se, pas shqyrtimit të dokumentacionit, u vendos që duhet t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të ndikimit në mjedis, pra është aktivizuar niveli më i lartë i legjislacionit. Projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë. Me fjalë të tjera, shteti shqiptar ka vendosur që vendimmarrja mjedisore të vendoset mbi evidencën shkencore. Është pikërisht garancia që mbrojtja e natyrës duhet të bazohet mbi fakte, studime dhe vlerësime profesionale.
Statusi i zonës së mbrojtur. Zona e Pishë-Poros është shpallur zonë e mbrojtur, kategoria V, që nuk është rezervë strikte natyrore. Filozofia bazohet mbi bashkëjetesën e natyrës dhe aktivitetit ekonomik e social. Mbi zonat e mbrojtura mund të ekzistojnë qendra banimi etj. Ligji shqiptar nuk vendos ndalime, por kushte se si duhet të realizohen.
BE kërkon respektimin e direktivës së habitateve dhe shpendëve. Projekti të zhvillohet në bazë të ndikimit konkret që mund të ketë. Nenet kërkojnë vlerësim të përshtatshëm të ndikimit dhe jo ndalim automatik”, tha Jaupaj. /CNA
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla repliko...
Në seancë plenare janë regjistruar debate pas fjalës së de...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi kërkoi në Kuvend informaci...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur ...
Gjatë fjalës së deputetit të PS-së, Ulsi Manja, në Kuvend,...
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ironiz...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar jashtë Parlamentit ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar mocion debati me kr...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka marrë fjalën e tij n...
Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka marrë fjalën e ...
Agron Shehaj ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj kreut të...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka hedhur akuza ...
Një debat është zhvilluar në seancën plenare mes deputetit...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur në Kuve...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për të z...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten për të zhvil...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri komentoi s...
Mijëra qytetarë kanë nisur një marshim nëpër Tiranë, teksa...
Këshilli i Ministrave vendosi sot të miratojë disa vendime...
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...