Mali i Zi paralajmëron ambasadorin rus: Deklaratat do të trajtohen si veprimtari armiqësore
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nënt...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha se janë tri opsione për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës, përfshirë një kredi duke përdorur asetet e ngrira ruse, por edhe kombinimi i të tri opsioneve është i mundur.
Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së u pajtuan që të përmbushin “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës për dy vjetët e ardhshëm, por nuk miratuan një plan për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar një hua të madhe për Kievin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Belgjika.
Udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Hungarisë, kërkuan nga KE-ja që të propozojë opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës, shtet që po lufton me Rusinë që nga viti 2022.
“Ne kemi identifikuar tri opsione kryesore, pra mbështetje e financuar nga shtetet anëtare përmes granteve, një hua me përgjegjësi të kufizuar e financuar nga Bashkimi Evropian duke marrë hua në tregjet financiare, ose një hua me përgjegjësi të kufizuar e lidhur me bilancet e parave të aseteve të ngrira”, tha von der Leyen në letrën, raporton Reuters.
Në një dokument opsionesh, që i është bashkëngjitur letrës, Von der Leyen shtoi se “tri opsionet nuk janë të ndërsjella. Ato mund të kombinohen ose të zbatohen njëra pas tjetrës”.
“Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, kompleksitetin e ndryshëm të opsioneve dhe nevojën për të nisur shpërndarjet deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, çdo opsion i zgjedhur mund të dizajnohet si kalimtar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në dokument.
Si një shembull, dokumenti përmend se opsioni i mbështetjes financiare, pa mundësi kthimi, të financuar nga vendet anëtare dhe opsioni i huamarrjes nga BE-ja në tregjet financiare “mund të shërbejnë si zgjidhje të përkohshme” deri sa të miratohet buxheti i ri afatgjatë i bllokut, që hyn në fuqi më 2028, dhe mund të shërbejë si garanci për kreditë e financuara nga BE-ja.
Dokumenti vlerëson se nevoja financiare e Ukrainës për vitet 2026-2027 arrin në 135.7 miliardë euro. Propozimi i KE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse do të prodhonte një hua prej 140 miliardë eurosh, duke mbuluar nevojat e Kievit.
Nëse zgjidhet opsioni i granteve, Ukraina do të kishte nevojë për të paktën 90 miliardë euro nga vendet anëtare të BE-së për dy vjetët e ardhshëm, thuhet në dokument.
Në letrën e saj, Von der Leyen i tha kryeqyteteve evropiane se është e nevojshme një vendim i shpejtë.
“Tani do të jetë kyç të arrihet shpejt një angazhim i qartë mbi mënyrën se si do të sigurohet që financimi i nevojshëm për Ukrainën të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në muajin dhjetor”, tha ajo.
Nga 135.7 miliardë euro të nevojshme gjatë dy vjetëve, Ukraina do të kishte nevojë për 83.4 miliardë euro vetëm për ushtrinë dhe 52.3 miliardë për shpenzime të tjera, sipas dokumentit.
Nevojat do të jenë më të mëdha në vitin 2026, duke arritur në 71.7 miliardë euro, dhe më të vogla në vitin 2027, 64 miliardë euro, sipas dokumentit./ Rel
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nënt...
Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën p...
Bedri Hamza është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratik...
Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është dën...
Oda Ekonomike e Kosovës ka fituar betejën ligjore ndaj Zyr...
Italia është përfshirë nga një gjendje kaosi, pasi moti i ...
Autoritetet rumune kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në ...
Gjenerali Wesley Clark në dëshminë e tij në Hagë u pyet pë...
Qeveria gjermane njoftoi këtë të hënë se po heq kufizimet ...
Gjenerali i pensionuar, Wesley Clark, do të jetë i fundit ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje repub...
Rusia i ka vazhduar bombardimet vdekjeprurëse mbi qytetet ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ligjvë...
Stuhia Claudia, që po qarkullon prej ditësh nëpër Europë, ...
Një vullkan në Sakurajima në Japoninë jugperëndimore shpër...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të diel se...
Prostitucioni i detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore...
Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, k...
Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...