
Policia tha të martën se po heton kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Kolorados dhe po ofron mbrojtje shtesë rreth shtëpive të tyre në Denver pas vendimit për të hequr ish-Presidentin Donald Trump nga fleta e votimit në zgjedhjet presidenciale në këtë shtet.
Departamenti i Policisë së Denverit refuzoi të jepte detaje rreth hetimeve pas kërkesës nga agjencia e lajmeve Associated Press, duke përmendur shqetësimet për sigurinë dhe privatësinë por dhe faktin që hetimi është në vazhdim e sipër.
Departamenti “po heton aktualisht incidentet (kërcënimet) ndaj gjykatësve të Gjykatës së Lartë të Kolorados dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët lokalë, shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit për të hetuar tërësisht çdo raport kërcënimi ose ngacmimi”.
Organet e rendit shkuan në shtëpinë e një gjyqtari të enjten në mbrëmje pas njoftimeve për incident të mundshëm, por më pas konfirmoi se njoftimet për incident ishin mashtrime. Ky rast po ashtu po hetohet, tha policia.
FBI-ja tha se po punon me organet lokale të zbatimit të ligjit për këtë çështje.
“Ne do të ndjekim me vendosmëri hetimet për çdo kërcënim ose dhunë nga dikush që përdor pikëpamjet ekstremiste për të arsyetuar veprimet e tyre, pavarësisht nga motivi”, tha në një deklaratë një zëdhënëse e zyrës së FBI-së në Denver.
Në një vendim 4 me 3 javën e kaluar, gjykata më e lartë e Kolorados përmbysi vendim e një gjykatësi qarku, i cili ndonëse tha se roli i zotit Trump në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol ishte e një nxitësi të kryengritjes, megjithatë refuzoi ta përjashtojë atë nga fleta votimit për zgjedhjet presidenciale.
Gjyqtari tha se ishte e paqartë nëse klauzola e kryengritjes në Kushtetutën amerikane ka të bëjë edhe me presidencën.
Gjykata e Lartë nuk u pajtua me këtë vlerësim, duke përkrahur qëndrimin e avokatëve të gjashtë votuesve republikanë dhe të pavarur të Kolorados, të cilët argumentuan se ishte e pakuptimtë të imagjinohej që hartuesit e atij amendamenti të Kushtetutës, të frikësuar nga rikthimi i politikanëve pro konfederatës në pushtet, do t'i ndalonin ata nga zyrat e nivelit të ulët, por jo nga posti më i lartë në vend.
Gjykata e shtyu zbatimin e vendimit të saj deri më 4 janar, ose derisa Gjykata e Lartë e SHBA-së në Uashington të vendosë për çështjen. Zyrtarët e Kolorados thonë se çështja duhet të zgjidhet deri më 5 janar, afati i fundit që shteti të shtypë fletëvotimet e tij për zgjedhjet presidenciale./ VOA
Analisti Andi Bushati, ka folur lidhur me vendimin e s...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur lidhur me vendimin e so...
Ndërsa po i afrohemi mbajtjes së zgjedhjeve paraprake për ...
REL në një artikull të publikuar ditën e sotme ka bërë...
Donald Trump ka shënuar një fitore në luftën e tij kundër ...
Një 19-vjeçar ka rënë nga shkëmbi këtë të mërkurë në D...
Ish-presidenti i Komisionit Evropian Zhak Delors, them...
Kulla Eifel u mbyll për publikun deri në një njoftim t...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj ka një sozi dhe ...
Ndërsa luftimet vazhdojnë në Gazë, izraelitët dhe palestin...
Ministri i Jashtëm i Zambisë, Stanley Kakubo, ka dhënë...
Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore të mërkurë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë. Disa persona ja...
Eksportet e naftës në dy vendet më të populluara të pl...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Dhomës së Av...
Një video e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lip...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Part...
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet...
Politikani shumë i njohur gjerman nga radhët e Partisë...
Praga, kryeqyteti i Republikës Çeke, përjetoi një rrit...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...